• |
ide | kryesore

FOTO/ Vritet gazetari francez i BFM TV në Ukrainë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një gazetar francez që punonte në Ukrainë është vrarë pranë qytetit të Severodonetsk në lindje të vendit.

Frédéric Leclerc-Imhoff, 32 vjeç po raportonte për një operacion evakuimi për televizionin BFMTV kur humbi jetën.

Zyrtarët thanë se ai mori një plagë vdekjeprurëse në qafë pasi një predhë goditi automjetin e blinduar me të cilin po udhëtonte. Kolegu i tij Maxime Brandstaetter gjithashtu u plagos. Ky ishte udhëtimi i dytë i Leclerc-Imhoff në Ukrainë për të mbuluar luftën.

Ai kishte 6 vjet që punonte për BFMTV.

“Kjo ngjarje tragjike na kujton rreziqet me të cilat përballen të gjithë gazetarët që raportojnë këtë konflikt duke rrezikuar jetën e tyre për më shumë se 3 muaj” – u shpreh televizioni francez në rrjetet sociale.

Një person tjetër që udhëtonte me Leclerc-Imhoff, një gazetar lokal ukrainas, nuk u lëndua. Në mars, amerikani Brent Renaud ishte i pari gazetar i huaj që u vra duke mbuluar luftën në Ukrainë. ©LAPSI.al

Frédéric Leclerc Imhoff_censored-2mappa ucraina donbass-3



4 Comments

  1. Po c’fare pastaj?
    Nje gazetar qe shkon me vullnetin e tij ne nje fushe beteje eshte i ndergjegjshem per rezikun qe e pret, perfshi edhe humbjen e jetes. Lufta nuk eshte gje tjeter vecse vrasje.
    Edhe nje shofer apo nje pilot e di fort mire se mund te humbe jeten ne se rezikon shume, dhe ka ndodhur.
    Na vjen keq se eshte ne fund te fundit njeri, por edhe ushtaret qe vriten, njerez e bij nenash jane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *