• |
ide | kryesore

Kanye West paditet nga një pastor për këngën ‘ Come to Life’

-Instant, Paparazzi, Slider



Kanye West thuhet se është paditur nga një pastor amerikan për një pjesë të audios të përdorur në një këngë në albumin e tij Donda.

Reperi  po dërgohet në gjykatë nga pastori, David Paul Moten, i cili pretendon se pjesë të një predikimi fetar që ai mbajti janë përdorur në këngën Come To Life pa lejen e tij.

Dokumentet e gjykatës së Teksasit të marra nga media amerikane TMZ pretendojnë se pjesë të predikimit janë përdorur gjithsej 70 sekonda në këngë dhe mund të dëgjohen në hyrje.

West – i cili ligjërisht ndryshoi emrin e tij në Ye vitin e kaluar – “me dashje dhe në mënyrë të pahijshme” mori  regjistrimeve zanore të të tjerëve “pa pëlqimin ose lejen”, thuhet në dokumentet.Sipas TMZ  pastori po padit gjithashtu UMG Recordings, Def Jamf Recordings dhe G.O.O.D Music për këngën.

Donda arriti mbi 60 milionë transmetime në SHBA në Apple Music në 24 orët e para të publikimit, gjë që theu një rekord të vitit 2021 për platformën. Ai publikoi ‘Donda 2’ në shkurt, i cili ishte i disponueshëm vetëm në platformën e tij, Stem Player./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *