• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta aktori Bo Hopkins

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktori i njohur Bo Hopkins ka ndërruar jetë në moshën 84 vjecare.

Një person në uebsajtin e  aktorit konfirmoi vdekjen e tij me njoftimin: “Me pikëllim të madh njoftojmë se Bo ka ndërruar jetë.

“Bo-t i pëlqente të dëgjonte nga fansat e tij nga e gjithë bota dhe megjithëse nuk ishte në gjendje t’i përgjigjej çdo emaili gjatë viteve të fundit, ai vlerësonte secilin prej jush.”

Hopkins thuhet se pësoi një atak në zemër në fillim të këtij muaji.Gruaja e tij prej 33 vitesh, Sian Eleanor Green, i tha The Hollywood Reporter se aktori vdiq në Spitalin Presbyterian Valley në periferinë Van Nuys të Los Anxhelosit, Kaliforni.

I lindur më 2 shkurt 1938 në Greenville, Karolina e Jugut, ai ndoqi një interes për artet pasi mbaroi shërbimin me ushtrinë, ku u bashkua në moshën 16-vjeçare.

Bo interpretoi në teatrin lokal përpara se të shkonte në Nju Jork për një produksion jashtë Broadway-it, dhe menjëherë pas kësaj, mori një bursë për një shkollë aktrimi në Studiot Desilu-Cahuenga në Hollywood me Diane Davis si agjente të tij.Ai bëri debutimin e tij në ekran në vitin 1966 në një episod të “The Phyllis Diller Show”.

Hopkins u shfaq në më shumë se 100 filma gjatë karrierës së tij, duke përfshirë “The Man Who Loved Cat Dancing”, “Posse”, “Sweet Sixteen” dhe “The Bounty Hunter”.Gjithashtu punoi në klasike televizive duke përfshirë “The Rockford Files”, “Charlie’s Angels”, “The A-Team” dhe serialin “Dynasty”.

Roli i fundit në film ishte në filmin e vitit 2020 “Hillbilly Elegy” me Amy Adams dhe Glenn Close, ku luajti si Papaw Vance dhe u drejtua nga kolegu i tij në “American Graffiti”, Ron Howard./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *