• |
ide | kryesore

Reagon PD: Asnjë përjashtim nga PPE, dezinformim i zyrës Rama-Basha

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Floriana Garo, zëdhënësja e kreut të PD-së Sali Berisha ka reaguar pas lajmit se në Kongresin e PPE nuk është ftuar asnjë delegat nga Partia Demokratike në Kongresin që zhvillohet në Roterdam ku votohet Presidenti i PPE.


Sipas Garos, PPE mban qëndrim neutral duke i quajtur trillime lajmet se PD është përjashtuar.


“Njoftimet e zyrës së dezinformimit Rama-Basha të shpërndara në disa media se PD është përjashtuar apo pezulluar nga partia Popullore Europiane (PPE) janë trillime pa asnjë bazë.

PPE ka mbajtur dhe vazhdon të mbajë qëndrim tërësisht neutral në lidhje me zhvillimet e brendshme në PD. Për këtë qëllim, në fund të marsit 2022, PPE vendosi të mos ftojë në Kongresin e saj delegacion zyrtar nga PD, deri sa të ketë një zgjidhje përfundimtare të çështjes të përfaqësimit zyrtar të PD-së.

Megjithatë për t’i dhënë zë përfaqësuesve të PD-së, në Kongresin e PPE-së në Rotermdam janë ftuar dhe po marrin pjesë si delegatë të forumeve europiane 3 deputetë të PD-së:

1. Albana Vokshi, delegate nga Forumi i Gruas i PPE -së
2. Belind Këllici, delegat nga forumi rinor EDS
3. Jorida Tabaku, delegate nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës” – thuhet ne njoftimin e zyres se PD-se.

6 Comments

  1. Hahahah.. Kan vajt si turist.
    Kur nuk ke te drejt vote.
    Do te thot qe je njelloj si te burgosurit. Qe nuk kan te drejt vote.
    Po ju vazhdoni. Nuk ka ndodh asgje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.