• |
ide | kryesore

Rrëfimi i Dumanit/ Si e shpëtoi Taulant Ballën nga intriga e bandave të Elbasanit

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Në korrik të vitit 2020 forcat speciale rrethuan një servis makinash në pronësi të fisit Manahasa në rrugën Elbasan-Peqin. Sinjalet ishin se aty do të gjenin armën me të cilën u vra Emiljano Ramazani. Informacionet dolën të sakta. Pistoleta u gjet vërtet, poshtë serbatorit të një makine. Nga ekspertiza doli se ishte përdorur për vrasjen e Emiljano Ramazanit.

Disa antarë të familjes Manahasa u arrestuan. Seiti dhe babai i tij Albert Manahasa dolën nga burgu pas 6 muajsh, kur u provua se nuk kishin lidhje as me vrasjen dhe as me pistoletën.

Por ditën që u arrestuan nga RENEA, një i afërm i tyre akuzoi një deputet për kurthin. Deputetit i referohej si “Tojota Jaris”.

Bujar Dervishi, duke folur pas arrestimit të të afërmve të tij nga familja Manahasa
Bujar Dervishi, duke folur pas arrestimit të të afërmve të tij nga familja Manahasa

Në intervistën për abc, që mund ta shikoni KËTU, personi që flet, Bujar Dervishi ishte i bindur se aksioni i policisë ishte grackë e sajuar nga kundështarët e familjes. Fajin ia vishte deputetit, që i thërriste “Tojota Jaris” epitet me të cilin i referohej Taulant Ballës.

“Personi që e nxit këtë është njeri i një politikani të lartë. Do t’i vijë fundi edhe atij njeriut Tojota Jaris, atë të shikojë ai 3 milion eurot mos shikojë konkurencën e miqve të tij, të shikojë ato 3 milion eurot” shprehej i afërmi i të arrestuarve jashtë komisariatit të policisë.

“Kjo është thjesht nga konkurenca, që e bën Tojota Jaris për miqtë e tij” thoshte Bujar Dervishi duke bërë lidhjen mes ndërhyrjes së policisë dhe interesit që kishin miqtë e Taulant Ballës.

Detaje se kush ishin këta miq dhe çfarë roli kishte Taulant Balla, nuk e tha. Por historia e pistoletës që u fut në servis u rikthye dy vite më pas, e rrëfyer nga Nuredin Dumani.

Pjestarët e familjes Manahasa, shpjegoi ai, konsideroheshin miq të Talo Çelës, prandaj atyre iu ngrit një kurth nga banda kundërshtare. Në servisin e Manahasave u fsheh pistoleta me të cilën një javë më parë ishte vrarë Emiljano Ramazani.

“Me porosi të Erjon Alibej shtetasi Nuredin Dumani ka organizuar dhe koordinuar veprimet që arma e krimit e përdorur në vrasjen e shtetasit Emiljano Ramazani të vendosej në një parkim në pronësi të shtetasit Seit Manhasa, pasi Manhasat ishin shokët e Talos dhe ishin qitësa. Sipas Nuredinit, Erjoni donte që të krijonin konflikt midis Manhasave dhe grupit të Talos” thuhet në dosjen e prokurorisë.

Nga ç’kuptohet, Manahasat ishin rreshtuar me Talo Çelën, kundër Nuredin Dumanit dhe Erion Alibejt. Kjo ishte arsyeja që iu vu pistoleta në servis dhe pastaj u lajmërua policia.

Kryeministri Rama, ndërsa takon Petrit Çelën, babain e Suel Çelès, gjatë një takimi me PS e Elbasanit
Kryeministri Rama, ndërsa takon Petrit Çelën, babain e Suel Çelës, gjatë një takimi me PS e Elbasanit

Por kur intriga ishte thurur nga porositës të vrasjeve për grupin kundërshtar, pse del emri i Taulant Ballës në këtë çështje? Përse e akuzuan deputetin socialist miqtë e Talo Çelës dhe anën e kujt supozohej se mbante Taulant Balla?

Pse duhej të mendonte njëra palë se Taulant Balla ishte i përfshirë në makinacionet e palës tjetër, kur ai kishte postin e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste?

Gjasat janë që politika të ketë qenë në kontakt me emra të njohur banditësh në prag të fushatës që pritej të niste në Elbasan për zgjedhjet e 25 Prillit. Në veçanti, Partia Socialiste e Elbasanit kishte përdorur elementë të njohur të krimit për fitoren e 25 Prillit.

Kjo doli në pah gjatë një vizite të Edi Ramës për Ditën e Verës, kur grupi që shoqëronte kryeministrin rrahu protestuesit demokratë në sy të policisë. Po ashtu, në Elbasan u vra Pjerin Xhuvani dhe u shpall në kërkim një emër i njohur i krimit në qytet, si Kelmend Xhaferri, i njohur ndryshe si Kel Çami. Në makinën e tij u gjetën posterat e fushatës së Taulant Ballës.

Lexo edhe:VIDEO/ Si mblidhte vota për Qazim Sejdinin me kallash në dorë Suel Çela

Lexo edhe: Kush është Kel Çami, simpatizanti i PS në Elbasan që dyshohet se plagosi dy ish-policët

Kel Çami ka marrë pjesë në sulmin ndaj policisë në vitin 2017 në tregun e fruta-perimeve në Elbasan, bashkë me Suel Çelën, një nga porositësit e vrasjeve për Nuredin Dumanin.

Lista e veprave penale për këta persona është e gjatë, njësoj si indiciet se përfaqësonin krahun e armatosur të Partisë Socialiste në Elbasan.

Për momentin, pohimet e vrasësve me pagesë nuk shkojnë përtej botës së krimit, por kushdo që lexon rrëfimet e Nuredin Dumanit dhe Henrik Goxhajt ngre pyetjen: A mund të kryhen kaq shumë vrasje pa pasur lidhjet e duhura?

Besian Xhixha dhe Nuredin Dumani
Besian Xhixha dhe Nuredin Dumani

Nuk ka emra politikanësh në rrëfimet e të penduarve, por bashkëpuntori i Dumanit, Besian Xhixha ka thënë se pas çdo vrasjeje, Nuredin Dumani përmendte lidhjet e forta që kishte në drejtësi dhe politikë.

“Nuredin Dumani ka kryer 12 vrasje. Pas çdo vrasje, na ka thënë se nuk më gjen asgjë, pasi ka lidhje me ministra, deputetë, prokurorë, madje më ka thënë që ka lidhje me prokurorin, Altin Dumani. E ka njeriun e vet dhe ndihej i mbrojtur”, ka thënë Xhixha.

Gjatë viteve të fundit, Elbasani është shndërruar në një arenë të përplasjes mes bandave, ku nuk ka munguar fuqizimi i biznesit të elementëve kriminalë me fondet publike, vrasjet me pagesë, ato për prishjet e pazareve të drogës dhe përdorimi i armëve në shërbim të partive politike.

Klevis Kapllani, i vrarë pranë shtëpisë së tij
Klevis Kapllani, i vrarë pranë shtëpisë së tij

Pas zgjedhjeve të 25 Prillit, Taulant Balla u transferua nga Elbasani për në Fier. Klevis Kapllani, personi që vendosi pistoletën në servisin e miqve të Talo Çelës u gjet i vrarë në makinën e tij dy muaj më pas, 200 metra pranë shtëpisë.

Në rrëfimin e Nuredin Dumanit nuk përmendet asnjë “Tojota Jaris” që ta ketë ndihmuar, siç pretendonin familjarët e Manahasave.  Deputeti del i shfaqjësuar në këtë episod, përballë hamendësimeve të familjes Manahasa.

Ndërkohë Dumani ka treguar se vrasja e mikut të tij Klevis Kapllanit u krye nga Talo Çela dhe njëri nga vëllezërit Manahasa, si hakmarrje për vendosjen e pistoletës në servis.

“Në lidhje me vrasjen e Bujar Çelës të ndodhur në Elbasan në 17 shtator të vitit 2020, dua të sqaroj se, arsyeja që u vra Bujari, ishte se 2 ditë më parë, më datë 15 shtator të vitit 2020, u vra miku im Klevis Kapllani në Rrogozhinë (dyshoj se ngjarja është kryer nga Talo Çela dhe njëri nga vëllezërit Manhasa). Arsyeja e vrasjes së Kapllanit ishte se kishte dërguar pistoletën në vrsjen e Emiliano Ramazanit tek servisi i Seit Manhasës, vëllait të autorit” ka thënë Dumani./ Lapsi.al



12 Comments

  1. E lexova 3 here dhe nuk e gjeta kurrkund se ku u shfajesua Tao.

    Elbasani eshte qyteti kampion ne rang Ballkanik per kontrollin qe kane bandat mbi territor dhe anetaret e bandave dalin hapur qe jane me partine ne pushtet e bejne ligjin dhe maliqin…

  2. Harruat rastin e Stacionit te Policise se Fushe Krujes me ate djalin e Rrahman Rrajes qe ky vajti dhe kercenoi ne zyre punonjesin e policise i cili tashme eshte ne azil?! Kaq mjafton per ta kuptuar ku jemi dhe sa te interesuar jane per drejtesi .

  3. artikull komplet i stisur alla lapsi, jo se kam ndonje respekt per Ballen se dihet se ca fytyre eshte po kshu lloj artikujsh jan tipike stisje te llojit lapsi. Kap nje histori ketu, kap nje history aty, fryje e rregulloje pak e gjej te gjitha menyrat qe ta lidhesh me personazhin. Edhe papa te ishte do kishit thene qe avjoni i papes fluturoi mbi Elbasan se ka lidhje me Dumanin e bandat kriminale.

        1. Këta të lapsit janë tërësisht të orientuar kundër qeverisë.Në këto kushte ose shërbime që kryejnë nuk ka funksion të medias por spekullim.Asnjë simpati për T.B por nuk kuptoj as lajmin dhe aq më tepër komentin apo analizën që bëjnë. O A.Bushati jo vetëm që provon, dëshmon obsesionin që ke për E.R por dhe perversitetin tënd moral,seksual etj.të gjitha të këqijat mentale të cilat i ke vënë në funksion të lajmeve,analizave komenteve plehrë që reklamon në portalin tënd(bashkë me atë siamezin tënd A.Sh. i cili vuan nga kompleksi i inferioritetit katundaresk).

  4. Tao Palla është i vetmi politian shqiptar që ka pohuar publikisht se e ka mik familjar “biznesmenin” Edmond Bego i dënuar nga drejtësia italiane me 11 vite burg për trafik droge.
    A nuk duhej të mjaftonte vetëm ky fakt që SPAK të hetonte e të konfiskonte pasuritë e Begos e lidhjet e tij me kryerarin e grupit parlamentar të PS ?
    Ndërkaq, dëgjova Z.Berisha që pas sulmeve të Ballës në mbledhjen e fundit të Kuvendit, ta cilësonte ate si një gënjeshtar e mashtrues ordiner.
    Cilido shqiptar do të bënte pyetjen llogjike :
    Përse Berisha ka shfrytëzuar gënjeshtrat e Ballës për çështjen Muzin, Toiota Yaris apo vrasjen e Xhuvanit, për të sulmuar Bashën e Gazmend Bardhin , kur e ditkërka se ai është një gënjeshtar i pacipë ?

    1. Tao katnari eshte i pa fajshem o shqiptar ai eshte njeriu me i drrejt ne shqiperi.por nje gje eshte e sigurt telefonat qe ben tao ne elbasan i din te gjith dhe me ke i ben se jan te faktuara.por ai i ziu per te miren e popullit perpiqet.flm

  5. ndëshkimi evropian për Berishën vetëm sa ka filluar dhe është shumë herë më i rëndë se ai amerikan. Është i rëndë dhe i pamëshirshëm, pasi ai nuk ndëshkon vetëm Berishën, por dhe llumin që shkon pas tij dhe që tenton të marrë peng PD.

  6. YMER G KELLIRA JA FUT KARIN NE BYTH FRROK CUPIT ,KOL SALLAKUT SKYPE-s DHE GAZ BARDHIT thotë:

    ARRESTOHET YMER G KELLIRA ,POLICIA E KAPI YMERIN DUKE JA FUTUR KARIN NE BYTH FRROK CUPIT AFER PALLATIT TE ARMINA MEVLANIT DHE ZENIT TE BABIT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *