• |
ide | kryesore

Sergei Lavrov flet për shëndetin e Vladimir Putinit

-Instant, Arkiva, Planet



Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, ka hedhur poshtë zërat se Presidenti rus, Vladimir Putin është sëmurë.

“E dini, presidenti Putin shfaqet në publik çdo ditë. Mund ta shihni në ekranet televizive, të lexoni fjalimet e tij, të dëgjoni fjalimet e tij,” i tha Lavrov.

“Unë nuk mendoj se ndonjë person i arsyeshëm mund të shohë tek ky person shenja të ndonjë lloj sëmundjeje. Këtë e lë në ndërgjegjen e atyre që përhapin thashetheme të tilla pavarësisht mundësive të përditshme për të siguruar se kush si duket në këtë botë”,- tha Lavrov, raporton CNN.

Spekulimet mbi shëndetin e Putinit kanë qarkulluar për një kohë, me Kremlinin që shpesh mohon thashethemet për sëmundje.

Intervista u ngarkua nga Kremlini në kanalin e tij në RuTube, versioni rus i YouTube.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *