• |
ide | kryesore

Takimi i fiksuar në Londër: Di Maria kundërshton Juventusin vetëm në një pikë

-Instant, Sport



Di Maria dhe Juventus janë më afër se kurrë. Palët do të takohen gjatë ndeshjes mes Italisë dhe Argjentinës, të planifikuar për të mërkurën në Wembeley. Detajet përfundimtare të marrëveshjes, që do të lidhë El Fideon me bardhezinjtë do të përcaktohen në Londër. Argjentinasi sigurisht që nuk ka nevojë për prezantim dhe Juventus është më se i bindur për të siguruar shërbimet e tij. Pritet një marrëveshje e shpejtë për pagesën: Cherubini është i gatshëm të arrijë 7/8 milionë plus bonuset e kërkuara nga argjentinasi, edhe pse e ka të qartë se do të kursejë diçka nga metoda për të ulur kostot përmes shfrytëzimit të përfitimeve të siguruara nga Dekreti i Rritjes. Për të aktivizuar lehtësimin, megjithatë, kontrata e parashikuar duhet të jetë së paku dy vjeçare.

Pikërisht kjo është pika vendimtare për të cilën duhet të gjendet një marrëveshje. Planet e lojtarit janë të luajë një sezon të fundit në nivele të larta dhe, më pas, të kthehet në shtëpi për të veshur ngjyrat e Rosario Centralit të dashur. Asnjë zgjatje e qëndrimit italian, e cila do të vepronte më shumë si pasarela e fundit në Champions League sesa si një projekt i parashikuar në të ardhmen. E për këtë ka disa dyshime në mjedisin e Juventusit. Ditët e fundit ka pasur pakënaqësi në stafin e futbollistit për mungesën e përshpejtimit të Juventusit për të siguruar ish-talentin e PSG-së. Tashmë lëvizja ka ardhur, me takimin vendimtar në Londër, ku do të përcaktohet edhe fati i negociatave.

Mbeten vetëm dyshimet e Juventusit për vitin e vetëm të kontratës, si nga pikëpamja ekonomike, aq më tepër pa mundësinë e të pasurit avantazhet e Dekretit të Rritjes, ashtu edhe nga pikëpamja e motivimeve. Pasi të jetë zgjidhur cështja e kohëzgjatjes, negocimi mund të përfundojë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *