• |
ide | kryesore

Tritol ndaj “Audi”-it në Vlorë, shpërthimi pas mesnate (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë. Policia bën të ditur se është vendosur një tritol ndaj një makine.  Makina është në pronësi të 31-vjeçarit Ermal Kasa, banues në Elbasan. Nga pamjet e vendit të ngjarjes, duket se automjeti është dëmtuar në pjesën e parme si pasojë e shpërthimit. Si pasojë, deri më tani raportohen vetëm dëme materiale.

Tritoli ishte vendosur në pjesën e poshtme të makinës gjatë natës dhe shpërthimi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 30.05.2022, rreth orës 02:55, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, në automjetn tip “Audi”, në pronësi të shtetasit E. K., 31 vjeç, banues në Elbasan, ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuar eksplozive, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *