• |
ide | kryesore

VIDEO/ Ushtari ukrainas lufton i vetëm pasi iu vranë të gjithë shokët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zjarr masiv i artilerisë, fusha të mbushura me kratere dhe llogore kundër zjarrit të topave. Konflikti në Ukrainë në këtë fazë është i ngjashëm me atë që ndodhi në Evropë gjatë Luftës së Parë Botërore. Videoja më poshtë e vërteton këtë. Ajo është fiksuar në zonën Novotoshkivske në Luhansk.

Aty janë një grup milicësh pro-rusë që hyjnë në llgore ku janë neutralizuar shumica e ushtarëve kundërshtarë. Ka mbetur vetëm një.

Pas një shkëmbimi të shtënash, sulmuesit përdorin granata. Në krahun tjetër edhe ukrainasi hedh një bombë duke u përpjekur të përballet me kërcënimin. Armiqtë provojnë përsëri dhe arrijnë të godasin vendin ku ai fshihet duke bërë që ai të goditet nga shpërthimi.

Janë momente të shkurtra të filmuara nga një dron që vëzhgon betejat që po zhvillohen në rajonin lindor të vendit. Ushtarët e Kievit kanë krijuar shumë instalime me bunkerë, tunele, vendkalime të “mbuluara”.

Disa janë bërë me dru, beton, dhe ose thasë rëre. Rusët po krijojnë linjat e tyre edhe në pjesën jugore, në ato zona tani nën kontrollin e tyre. ©LAPSI.al



11 Comments

      1. Po ato plakat qe mesonin kallashin, benin bomba molotov, apo prrgatisnin byrek me helm per armikun, ku jane?
        Ah, se desh harova, po ata trimat hukrahinas qe lyenin fisheket me dhjame derri per te trembur muslimanet, nuk kane bere ndonje klip heroizmi se fundmi?

  1. O injorant.Nuk e kuptoj a jetoni ne kete bote apo po flisni sikur me pa pi raki gjithe diten.Cfare ka ketu ndonje gje qe nuk mund te besohet?Jan dy shtete ne lufte me nje arsenal armesh me tonelata, dhe moderne.Aty po vriten cdo dite ushtar dhe civile.Pse cfare mendoni ju se po ndodh atje? E gjithe bota po e jep me video, me ze, me foto, me prova qe aty po vriten njerez.Nuk eshte se po genjen Amerika apo kinezi, apo indiani.Jan mbi 100 agjensi nga vende te ndryshme te botes qe po japin lajme.Keta qe shihen ne video po luftojne per mbijetese.

    1. Lëri këta se janë komentuesit me pagesë të ambasadës ruse, futen sa herë ka ndonjë lajm ku përmendet Ukraina ose Rusia. Kanë mësuar nga komentuesit me pagesë të Erion Veliaj si të mbushet me komente rrjeti

  2. Ato vetem granata sjan…keni pa shum filma dhe vazhdoni te shihni. Granate qe sleviz asnje dege peme vetem te kto filmat nga ukraina kam pa…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *