• |
ide | kryesore

Vidhte vaj ulliri, policia arreston 34-vjeçarin në Vlorë

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Vlorës ka arrestuar një 34-vjeçar të akuzuar për vjedhje. Në pranga është vënë A. S.(Ç)., 34 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”.

Sipas policisë, ky i fundit në bashkëpunim me një tjetër, ka vjedhur në garazhin e shtetasit G. M., 48 vjeç, disa litra vaj ulliri.

“Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. S.(Ç)., 34 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka vjedhur në garazhin e shtetasit G. M., 48 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”, disa litra vaj ulliri. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *