• |
ide | kryesore

Zgjedhja e Presidentit, Alibeaj: Rama nuk e mbajti fjalën

-Instant, Lajme, Të fundit

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj theksoi se tashmë, pas dështimit të raundit të tretë, Presidenti që do të zgjidhet me votat e PS, nuk do të jetë Presidenti i shqiptarëve.


Ai tha se Rama u doli nga fjala dhe u humb shansi për një emër konsensual.


Kam qenë këtu para jush dhe kam thënë se ne e dinim se Presidenti do të zgjidhej me 71 vota në raundin e katërt apo të pestë. Këtë e them për shkak të atyre ndryshimeve famëzeza të Kushtetutës që u bënë për zgjedhjen e Presidentit. Kush do të zgjidhet në raundin e katërt apo të pestë, nuk do të jetë President i shqiptarëve por i njërës palë”, tha Alibeaj duke shtuar se kështu u humb një shans që vendi të kishte një President konsensual.

Alibeaj tha se Grupi Parlamentar i PD ishte i vetmi që mori pjesë në këtë proces, pasi sipas atij as vetë PS nuk ishte pjesëmarrëse.

Të vetmit që morën pjesë në procesin e zgjedhjes së një Presidenti konsesual ishim ne. As vetë PS nuk mori pjesë. Dhe Rama e ka bërë edhe herë të tjera këtë duke ngrënë fjalën. Humbëm rastin që të kemi një President mbi palët dhe që të bëntë detyrën në lartësinë e duhur”, vijoi ai.

Me dështimin e raundit të tretë për zgjedhjen e Presidentit, tashmë sipas Kushtetutës duhen vetëm 71 vota për zgjedhjen e tij në raundin e katërt apo të pestë. Këto vota PS i ka dhe nuk ka nevojë të marrë konsensusin e PD-së për të zgjedhur një emër në krye të shtetit. Diçka të tillë e konfirmoi edhe vetë kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Pyetje – përgjigje

Do merrni pjesë në raundin e katërt?

Ju e dini fare mirë që në raundin e katërt dhe të pestë Rama thotë “unë kam 71 vota”.

Do t’ju rrjedhin vota?

Unë besoj që grupi parlamentar ka mbajtur një qëndrim të qartë politik. Nuk ka asnjë mundësi që të çohet kjo që thoni.

Jeni penduar që u ulët me Ballën? Ndiheni të tallur?

Jo, as i penduar, i tallur jo e jo. Ne kishim përballë procesin e zgjedhjes së Presidentit dhe ai Meriton seriozitet në proces. Ju mund të thoni a e dinit që këta do e hanin fjalën? Edhe e dija. Morëm pjesë në proces për të mos vijuar me historinë e bojkotit. Ne e kishim detyrimin ndaj shqiptarëve.

Po për 2 reformat zgjedhore dhe elektorale ia keni besën PS-së?

Ne kemi detyrimin ndaj shqiptarëve. E dimë që jemi në opozitë, por dimë edhe që kjo maxhorancë i ka vjedhur votat. Por kjo nuk do të thotë që meqenëse këta kanë vjedhur votat, ne duhet të marrim pushimet dhe të mos marrim pjesë. Rregullat e grupit të opozitës janë të qarta.

Duam të respektojmë vullnetin e deputetëve. Do të përballemi, do të themi fjalën tonë. Sfida është për të treguar nëse jemi të zotë për të përçuar nevojat, interesat të atyre që na kanë votuar. Nëse dështojmë këtu atëherë kemi dështuar, nëse nuk dështojmë atëherë kemi bërë detyrën tonë politike.

20 Comments

  1. Se kuptoj per ca pyetet akoma ky kur opozita nuk ka qene e afte per asnje zgjedhje po vetem me llafe eshte marre. PS po marrin kohen qe i duhet qe te paraqesin nje kandidat te denje per postin dhe jam i sigurt se do ja dalin dhe do na nderojne sic bejn gjithmone jo si partia e atij non grates

  2. Ore ky eshte fotokopje e Bashes !!
    Edhe Luli gjithmone justifikohej se Rama se mbajti fjalen !!!
    Kta jane gallate !! Berisha ka vite qe thote publikisht sa e sa here se “ RAMA NUK I PERMBAHET MARRVESHJES “
    Po ktij gallufit turp si vjen qe del si mut para gazetareve “ Na genjeu Rama”

  3. Keto te opozites gjithmone kane qene deshtim dhe kete here normal qe sdo ndryshonte gje!PS-ja po merr kohen e duhur per te zgjedhur nje president qe te na perfaqesoje denjesisht!!

  4. Po ça ke qe flet kot mor burre , te pritem 3 raunde sta desh qejfi me dhene kandidat . Sdo te presim ty deri sa te te teket ty me dhene emer per presidentin .

  5. Rama do beje zgjedhjen e duhur dhe do zgjedhe president dike qe ja vlen dhe eshte i afte per ate pune jam shum i sigurte

  6. Nuk presim asnje propozim nga PD pasi te gjjthe antaret e saj jane te paafte, me siguri do propozonin ndonje te paafte

  7. “Por kjo nuk do të thotë që meqenëse këta kanë vjedhur votat, ne duhet të marrim pushimet dhe të mos marrim pjesë. ”

    Çfar kontradikte, edhe i kanë vjedhur votat edhe neve duhet të marrim pjesë ne ndyresin e rradhes, qe është zgjedhja e presidentit??!! Çfar llogjike është kjo!! Ti s’je në metro …

    Ti duhej te ishe për ditë në rruge duke protestuar vjedhjen e zgjedhjeve, por si u solle ti dhe soji juaj bashist sorrosian legjitimuat bandën hajdute kriminale të Ramës. Vetëm kjo gjë tregon çfar malli tradhtar dhe pa tope je ti.

    Tani tjetra, kur do të largohesh ??

  8. Po ca fjale te mbante ju that votoni ke ju themi ne. Sdini ku jeni vet spo bashkoheni dot si parti dashkeni me ju mar mendim ju

  9. Aty e kishit mundsin. Ta kishit zgjedh o alibeaj o i paaft. Ishalla e zhdukin ket meten sa ma shpejt

  10. Po cfjale te mbaj rama kur kan kaluar tre raunde e nuk keni dhe akoma asnje emer normal qe do e zgjedhin vet presidentin

  11. kush flet legeni dhe krimineli i partis demokratike ti e turp per shqiprin mor legen del ti the flet rama po ben zgjedhje n e duhur pa u nxituar

  12. Mossssssss, se ka mbajtur fjalen Rama! Si ka mundesi vallë?!:)))) Bej qejf edhe nja 3 vjet deputet kurve bej o te shkerdhefsha robt ku ti kesh o qelbanik njeri. Vazhdo lavire e Rames vazhdo e dil e thuaj qe nuk e mbajti fjalen Rama nderkohe qe je je bere me rilinds se Tualet Palla duke luajtur komplet loje e Ramazanit ne kurriz te atyre demokrateve qe te kane votur ty o surrat kurvë. Je dhe familje e persekutuar ti bythqir leshlyer?!🙈

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.