• |
ide | kryesore

Cilës foto ti besojmë/Kush nga palët ka votuar në PPE si përfaqësues i PD

Kryesore, Lajme



Gara se cilën nga palët armike në PD njohin Partitë Popullore Evropiane është shndëruar në një luftë propagandistike mes tyre. Debati po zhvillohet lidhur me faktin se a ka ndryshuar gjë pas rizgjedhjes së Berishës dhe nëse demokratët kanë marrë një ndëshkim për këtë sipas modelit të non gratas amerikane.

Pjesa e e ish Bashës ka propoganduar perzencën atje të Jorida tabakut që e konsideron si të sajën. Ata të foltores pretendojnë të kundërtën duke thënë se kanë në Rotërdam përfaqësuesit e tyre, Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi.

Lexo me tej:

Andi Bushati:Modeli i PPE kundër ndërkombëtarëve të Tiranës

Por në fakt gjërat nuk janë kaq të qarta. Vendimi i familjes së madhe të partive të djathta është që ta ngrijë PD-në deri sa të sqarohet përfundimisht gara mes palëve rivale dhe deri sa gjykatat shqiptare të marrin një vendim të prerë. Për këtë qëllim ata nuk i kanë çuar asnjë ftesë zyrtare selisë së PD-së e kanë ngrirë këtë parti dhe kanë ndaluar që secili nga përfaqësuesit e saj  të ketë të drejtë vote për rizgjedhjen e Presidentit të EPP, Manfred Weber.

Po atëherë pse ndodhen aty, Jorida Tabaku, Belind Këlliçi dhe Albana Vokshi? Një burim nga Rotërdami sqaroi për Lapsi.al se ata janë aty me tagra të ndryshëm, Tabaku si përfaqësuese e delegacionit në KE, Këlliçi si i forumit rinor dhe Albana Vokshi si përfaqësuese e atij të grave.

Po atëhere kur u tha se PD zyrtare i është hequr vota, a e ka hedhur atë njeri si përfaqësues i saj?

Konfuzioni për këtë pyetje u bë më i madh pasi, Jorida Tabaku, postoi një foto duke votuar me diçiturën:” “Kënaqësi sot të votoja për Presidentin e EPP Manfred Weber! Jam e sigurt që me mbështetjen tij, Partia Demokratike do të vazhdojë të jetë pjesë e familjes së EPP”.

I menjëhershëm ishte reagimi i palës tjetër. në mediat pranë Berishës u shfaq një foto e Albana Vokshit gjithashtu duke votuar. “Ditë e rëndësishme për PPE. PPE ka dhënë mbështetjen e saj me konsensus për Manfred Weber i cili pritet të zgjidhet Presidenti i ri i saj. Në këtë mënyrë, PPE ka vendosur të bashkojë postin e Presidentit me atë të Kryetarit të Grupit Parlamentar të saj në Parlamentin Europian” shkroi ajo.

Pra pyetjet ishin disa: A kishin përfaqësuesit e PD-së të drejtë vote? A iu dha kjo mundësi grupit të Berishës apo kundërshtarëve të tij?

Për të zgjidhur këtë kakaofoni Lapsi.al iu drejtua organizatorëve të kongresit të Rotërdamit. Nga përgjigjja e tyre mësuam se asnjë nga fotot e mësipërme nuk ka lidhje me mënyrën si po shiten në Shqipëri. Albana Vokshi nuk ka votuar si përfaqësuesi e fluksit të Berishës, pr në emër të forumit të gruas. Jorida Tabaku se ka bëtë këtë si kundërshtare e Foltores, por me cilësinë e anëtares së Asambles së këshillit të Evropës.

Pra pavarësisht nga propoganda e secilës palë, partitë e djathta evropiane vazhdojnë të mbajnë të ngrirë dhe pa të drejtë vote PD-në deri sa të ketë një zgjidhje shteruese të konfliktit mes grupeve rivale brenda saj.

©Lapsi.al 



11 Comments

  1. Tendenca e politikaneve shqiptare per te shpallur se “filanin e do Europa”, apo “fistekun e do Amerika” tash 32 vjet eshte sa naivitet, aq edhe mashtrim i shqiptareve.

    Eshte e cuditeshme qe kjo shfaqet ne te gjitha nivelet e ne cdo brez politikanesh.

    E verteta eshte se kjo mendesi e sjellje provinciale turperon para aleateve tane si vete politikanet, ashtu edhe partite qe perfaqesojne e pastaj shqiptaret kudo qe jane, duke e quajtur popullin foshnjor, te pacivilizuar e te pa afte per tu organizuar.

    Kete e thone kudo fqinjet tane armiqesore me shqiptaret, por ne cdo sistem nuk po i leme vend vetes e Shqiperise per te qene dinjitoze dhe e respektuar.

    Asnje intelektual i vertete nuk do t’ia lejonte vetes nje gje te tille. Dhe intelektual nuk te ben vetem shkolla, por e tere puna dhe jeta e individit.

    1. “politikanet” shqiptare post ’90 s’kane alternativ tjeter perderisa politika pluraliste shqiptare origjinoi nga mbytja me duart e veta te shtetit dinjitoz te pavarur me kembe ne toke te para ’90es pikerisht me motivin ‘kush eshte me shume i pranuar nga BE dhe Usa. Dite e bukur duket qysh n’ sabah, thot populli.

      1. Është e vërtetë që akoma në Shqipëri ka politikanë që na turpërojnë si komb, por kjo vjen si pasojë e tredhjes së trurit nga propodanda e dikurëshme enveriste që akoma qëndron e rrënjosur e trashëguar edhe në brezin e të rijve 30 vjeçarë
        Boll të lexosh “komentuesin” e orës 13,54 të cilit duket se i ka ngelur ora në kohën e Dullës, e sipas tij “politikanë me këmbë në tokë e dinjitozë” paskëshin qenë mjelësja e lopëve Lenka Çuko apo shoferi Pali Miska.
        Është ky soj majmunësh të kllonuar që ju duket katundari i trashë i Librazhdit si fillozofi më i madh i kohës.

    2. Sa dekada duhet te kalojne qe shqiptaret ta kuptojne se Evropianet nuk duan tja dine per shqiptaret. Na shohin thjesht si kafshe pune vetem kur jemi te domosdoshem. Nuk kane per te na pare kurre si te barabarte

  2. Mire keto dy caflat i pame. Po anekarin tjeter kelliçin ku ta gjejme…. ? Apo ky eshte ” fotografisti “. Ah mer shoku sali qe ja lerove burmat pi.dhi.-se. Ja plotesove deshiren shokut ramiz me ne fund

  3. Pervec gjithckaje, ……..pas 90e figura e saliut eshte antemuar per 30vjetcfare nuk eshte thene e degjuar por saliu vazhdon te ket mbeshtetje nder shqiptare,….do e varim , do e kalbim ne burg , ai ka mare fund , eshte kufome, ,……shkurt e qarte i kane ngrene mutin ky eshte fakt real, kjo tregon shume qe kundershtaret e saliut jane me mut se saliu dhe e kane frike,……, ktu rol kane dhe mediat moraliste qe vetem moral nuk kane ,jo per gje por nuk ja u permban statusi i punes por edhe formati i tyre genetik,….jo se dua te mbroj saliun por duke pare me gjere problemin them ate qe moral ne vendin tone shesin vetem imoralet e certifikuar perjetsisht

    1. o malok i trashe Salihi yt eshte vetem nje kufome qe i ka ditet e numuruara Askush ne Shqiperi nuk e do biles e urrejne kete shpellar rrot kari Vetem nje grupi i vogel shpellaresh si ty i shkon mbrapa dhe shume shpejt do shifni fundin e tij

  4. Sali Berisha ka ” vdekur” por ai kerkone te marre me vete edhe PD- ne gjë qe mbeshtetesit e tij nuk e kuptojne ose nuk duan ta kuptojne

    1. Berisha bën “pis” procesin/ Ankesa për zgjedhjet në PD: Shtohen akuzat për “orientim të votës” për kryesinë e re

  5. Qenka vënë bë hall të madh ky artikullshkruesi se cilin duhet të besojmë në pretendimet se kush nga dy “partitë demokrate” paskej përfaqësuar Shqipërinë në zgjedhjen e kreut të PPE
    Deri tani nuk kemi dëgjuar asnjë politikan amerikan, demokrat apo republikan që ti dalë në mbështetje Berishës.
    Po e njejta gjë e bile më keq akoma, asnjë i djathtë, qoftë edhe skstremist konservator europian e lere më ndonjë i majtë, nuk është dëgjuar që të “brohorasë” Berishen apo “foltoret” e tij “revolucionare”.
    Amerikanët i kanë rënë drejtë e prerë.
    Një politikan non grata është i papranueshëm për SHBA e një parti e drejtuar prej tij nuk do të mbështetet.
    (Kujjtoni “sovranistin naconalist” Spahiu, ish kryetar i KLD, se ku katandisi me parrtinë e tij )
    Tre përfaqësues të CDU gjermane që përbën bërthamën e partive të djathta popullore të Europës, janë shprehur kjartë se nuk do të pranojnë që një parti e djathtë shqiptare, aleate e tyre, ti rikthehet politikave të së kaluarës.
    Se kush është e kaluara për Shqipërinë, besoj se e kanë të kjartë “sovranistët” marksistë shqiptarë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *