• |
ide | kryesore

Debate ne Konferencën e Kryetarëve/ Alibeaj nxehet me Felaj, deputetja i fik mikrofonin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, ku pritet të përcaktohet data e votimit për raundin e katërt për zgjedhjen e presidentit në Kuvend, ka nisur me debate. Shkak i debatit është bërë rendi i ditës në mbledhje, pasi Enkelejd Alibeaj ka kërkuar të flasë për pikën e tretë, atë për komisionin hetimor për Investimet Strategjike. Ndërkohë zv.kryetarja e Kuvendit Felaj i tërhiqte vëmendjen se duhet të flisnin për të caktuar datën e raundit të katërt.

Alibeaj: Në të gjitha rastet, kemi patur gjithmonë dy urdhra për rend dite, një për seancën e posacme, një për seancat normale plenare, sot I keni bërë të dyja bashkë dhe kjo nuk është normale.

Balla: Nuk ka një praktikë të tillë në mbledhje, ajo që ka rastisur është që përvec rendit të ditës, është një urdhër I kryetares, por kjo nuk do të thotë që duke qenë se rendi I ditës që është ekskluzivitet I kryetares së kuvendit është përcaktuar si më poshtë. Rendi është ky, nëse një anëtar i konferencës nuk ka dëshirë të marrë pjesë, kjo është cështje që i takon secilit. Ndaj vijojmë me rendin e ditës, duhet t’i qëndrojmë praktikës qe te diskutimi për zgjedhjen e presidentit të kemi mediat. Jam kundër kërkesës së paraqitur nga kolegu Alibeaj, ndaj i kërkoj konferencës të vijojë me mbledhjen.

Felaj: Përcaktimi i raundit të katërt të presidentit është një detyrim që na vjen nga kushtetuta. Dy pikat e para, ndonëse duken të veçanta do trajtohen njëherazi.

Alibeaj: Pse abuzon me detyrat sa herë të jepet rasti. Mos më ndërhy, është më e rëndësishme kjo që po them. Se c’flas unë e di unë.

 



2 Comments

  1. Alibitha e tredhura e ramëshurrës po lufton si trimoshe e pamposhtur duke pjerdhur me furi koqet e rilindasve….
    Heroizma qëndron se këto bushtrat e lulkës po sulmojnë me bithë të thatë kundër llozit te narkoqeverise….pa asnjë dhoj lubrifikanti.
    Kjo eshtë trimëria dhe vetëmohimi i sorollopit të nënshtruar te lulkurvës dhe shoqeve të sajë perverse.
    Usht baxhello të shqyera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *