• |
ide | kryesore

DOSJA/ Si u kujtua prokuroria e Elbasanit pas 6 vitesh për kondicionerët që nuk punonin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një lajm i çuditshëm u shpërnda nga prokuroria e Tiranës paraditen e së martës. 4 persona duhet të shkonin në burg pasi kishin mashtruar pikërisht organin e akuzës. Bëhet fjalë për Dedë Maluta, administrator i kompanisë “Junik” shpk, Drejtuesin teknik të saj Vladimir Maluta, mbikqyrësin e punimeve shoqëria “Tirana Neë Supervizor” Shpk dhe Ibrahim Dragoshin administrator i kompanisë kolauduese.

“Godina e Prokurorisë së Elbasanit është marrë në dorëzim në dhjetor të vitit 2017. Në fillim të muajve të verës të vitit 2020 në sistemin e ftohjes janë konstatuar disa problematika që kanë pasur të bëjnë me mosfunksionimin e aparaturës Chiller të instaluar nga subjekti ndërtues (nënkontraktor). Në vijim, me afrimin e periudhës së dimrit (rreth muajit nëntor), ka rezultuar se pajisja Chiller nuk ka funksionuar fare për sa i takon procesit të ngrohjes në institucion. Nga disa verifikime dhe të dhëna paraprake të marra nga specialistë të fushës ka rezultuar se pajisja në fjalë kishte dalë nga funksionimi” – thuhet në dosje.

Në fillim kompania duhet të instalonte një kaldajë për ngrohje dhe chiller për ftohje, por në tetor 2016, prokuroria e Elbasanit i është drejtuar sipermarresit te punimeve per te zevendesuar kaldajën me nje sistem ngrohes-ftohes chiller, por gjithmone duke mos shtuar vleren e kontrates si dhe me te njejten fuqi.

Kompania ka vepruar në të njëjtën mënyrë duke zevendesuar kaldajën me nje sistem ngrohes-ftohes chiller. Por prokuroria thotë se sistemi i vendosur është mjaft më i vogël se sa kërkonte sipërfaqja.

“Fuqite e pajisjeve te instaluara jane me kapacitet me te vogel nga ajo e paraqitur ne preventiv dhe saktesisht kemi me pak 21 KW ne freskim dhe 50KW ne ngrohje. Nga analiza e çmimit te tregut rezulton se diferenca ndermjet 2 sistemeve, atij te instaluar 130/140 KW dhe te parashikuar ne projekt 151/190 KW eshte rreth 783 910 leke me TVSH” – thuhet në dosje.

Ibrahim Dragoshi kolauduesi i sistemit është marrë në pyetje dhe ka deklaruar se gjithçka ka qenë në rregull në momentin e dorëzimit. Ai i ka thënë prokurorisë së deryra e tij ishte të “bënte vetëm inventarin fizik dhe testimin e pajisjeve ne ngarkese nese jane ne gjendje pune apo jo. Per sa I perket cilesise se investuar apo punimeve te kryera, kjo eshte detyre e supervizorit dhe e zbatuesit, te cilet kontrollojne hap pas hapi dhe zbatojne projektin e miratuar”.

Edhe mbikqyrësi i punimeve ka thënë se gjithçka ka qenë në rregull në momentin e dorëzimit të punimeve.

Në dosje është edhe dëshmia e prokurorit Besnik Cani që në atë kohë ishte drejtues i komanduar i kësaj prokurorie që ka shpjeguar pse u kërkua heqja e kaldajës.

“Kaldaja sipas manualit harxhonte 18 litra nafte per I (nje) ore pune. Imagjinoni mbajtja ndezuar per 8 (tete) ore pune, ku sasia e naftes te harxhuar do ishte 144 litra per 8 ore pune/dite pune” – tha ai.

“Këta shtetas, me sjelljen e tyre, per me teper gjate realizimit te nje investimi qe eshte godina e Prokurorise, pra Institucionit I cili ushtron ndjekjen penale, nepermjet veprimeve shperfillese ndaj ligjit dhe me nje guxim te tepruar per ta shkelur ate, duke perfituar nga nje kerkese tejet normale e ish drejtuesit te prokurorise per zevendesimin e nje tip sistemi ngrohje-ftohje me nje tip tjeter me funskional, kane vepruar ne sinkron me njeri tjetrin duke perfituar dhe sjelle nje dem prej 3 569 714 lekë dhe ne keto kushte ata kane konsumuar elementet e vepres penale “Mashtrimi me pasoja te renda” – thuhet në dosjen e prokurorisë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *