• |
ide | kryesore

E rëndë/ Gjendet trupi i pajetë i një vajze në Shkodër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Identifikohet trupi i pajetë i 37-vjeçares e cila është gjetur e pajetë në afërsi të një kanali në Bypass-in e Shkodrës.  Ajo është shtetësja Leze Qose, banuese në zonën e Dobraçit. Sipas uniformave blu, e reja nuk ka pasur shenja dhune në trup. Dyshohet se ajo ndërruar jetë përpara disa ditëve, pasi trupi ishte pjesërisht i dekompozuar.

Trupi i saj do të dërgohet për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

37-vjeçarja është larguar nga banesa e saj në Dobraç disa ditë më parë. Sipas policisë, motra e saj ka bërë kallëzim në polici më datë 18 maj të këtij viti, se shtetasja Leze Qosja ishte larguar nga shtëpia ë prej datës 8 maj.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 17:05, në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër, në ByPass, në afërsi të një kanali, është gjetur pa shenja jete një shtetasja L.Q (K) 37 vjeçe, lindur në Tropojë e banuese në Dobraç, Shkodër.

Trupi është pjesërisht i dekompozuar dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Në vendngjarje ndodhet Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ku vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sqarojmë se më datë 18 .05.2022, motra e kësaj shtetasesje ka bërë kallzim në Komisariatin e Policisë Shkodër, se më datë 08.05.2022, shtetasja L.Q (K), ishte largar nga banesa, pasi kjo shtetase jetonte në Dobrac, në banesën e motrës së saj.



2 Comments

  1. Maloket merren me femrat, Policia e ka te skeduar Bajran qe ben keto gjera por punon per votat e Tomes dhe KM sone keshtu qe prisni vrasje te tjera o popull bq qe votoni per politikanet e krimit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *