• |
ide | kryesore

Embargoja e BE-së ndaj Rusisë, rritet çmimi i naftës

-Instant, Lajme, Planet

Çmimet e naftës kanë shënuar sërish rritje, pasi liderët e Bashkimit Europian ranë dakord për ndalimin e importit të naftës ruse, sipas BBC.


Nafta e papërpunuar Brent u rrit mbi 123 dollarë për fuçi të martën, më e larta në dy muaj. Çmimet e naftës dhe gazit janë rritur gjatë muajve të fundit, pjesërisht nga lufta në Ukrainë.


Nafta e papërpunuar Brent është rritur më shumë se 70% gjatë vitit të kaluar. Rusia aktualisht furnizon 27% të naftës së importuar të BE-së dhe 40% të gazit të saj, dhe çmimet e naftës u rritën sërish pas lajmeve për embargon e fundit të BE-së.

Russ Mould, drejtor investimesh në AJ Bell, tha se çmimet po rriteshin sepse vendet eUropiane tani duhet të gjejnë burime alternative të furnizimit.

Ndërkohë, rritja e kostos së jetesës kërcënon të pakësojë oreksin e disa vendeve të BE-së për sanksione të mëtejshme, të cilat mund të dëmtojnë gjithashtu ekonomitë e tyre.

1 Comment

  1. bravo evropes, keta evroleshte qe moren vendime te tilla me sa duket nuk kane futut kure doren ne xhep per te mbushur makinen e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.