• |
ide | kryesore

Enigma/ A do ti’a rrëmbejë Ledioni Big Brotherin, Arbanës

Arkiva, F1, Paparazzi



Moderatorja, Arbana Osmani, ka publikuar një pyetësor në “Instagram”, ku ka dhënë sinjale se ç’do të ndodhë me “Big Brother VIP 2”. Ajo i është përgjigjur një prej pyetjeve të ndjekësve: “Të bëj atë pyetjen që ke një jetë që e dëgjon?”, ka shkuar fansi i cili kërkon të dijë se kur do të nisë reality-show “Big Brother VIP 2”.

Prej kohësh Arbana ka bërë me dije se programi do të nis në dhjetor, ndërsa nuk ka dhënë një datë të saktë. Edhe këtë herë ajo nuk ngurroi t’i përgjigjet pyetjes.

“Në fund dhjetori kemi thënë pra”, shkroi Arbana duke qeshur.

Por pyetja e vërtetë është: A do të jetë, ashtu sikurse siguron, ajo vetë në drejtimin e këtij  super produksioni në Top Channel. Shumë zëra brenda televizionit bëjnë me dije se raportet e forcave kanë ndryshuar që pas largimit të Ben Blushit nga drejtimi dhe rimarjes së frenave nga familja e të ndjerit Dritan Hoxha. Kjo ka sjellë që në hierarkinë e Topit të fuqizohen tje mase pozitat e Ledion Liços, bashkëshortit të Sara Hoxhës, ish mikut të kthyer në armik për Arbanën. Përveç drejtimit të Top Albania Radio-s, Ledioni nuk i ka fsheur ambiciet për të rimarë drejtimin e  “Big Brother” tha një burim brenda televizionit për Lapsi.al. “Dhe me mbështetjen që ka fituar Ledioni, Arabana nuk do ta ketë aq të lehtë sa shmangu Luana Vjollcën” vijoi i njëjti burim.

Për raportin mes dy moderatorëve është shkruar shumë. Tashmë dihet botërisht se një ftohje pasoi miqësinë e ngushtë mes tyre. Por ende nuk dihet nëse ajo do të shkojë deri në atë pikë sa ledioni ti rëmbejë “Big Brother VIP 2”, Arbanës.

©Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *