• |
ide | kryesore

Fejohet cifti i njohur i showbizzit

-Instant, Paparazzi, Slider



Margaret Qualley dhe Jack Antonoff thuhet se tani janë të fejuar.

Lajmin e ka konfirmuar një burim për People. Thashethemet u përhapën se ata mund të fejoheshin kur Qualley u pa me një unazë fejese gjatë Festivalit të Filmit në Kanë, për premierën e filmit të saj, Stars at Noon.

Dyshja u panë duke u puthur në qytetin e Nju Jorkut në gusht 2021. Disa muaj më vonë ata patën debutimin e tyre publik, pasi u shfaqën në drekën e AFI Awards dhe Critics’ Choice Awards në mars së bashku, ku shfaqja e Margaret , Maid u nominua për serialin më të mirë të kufizuar.

Në prill, çifti u pa përsëri në Grammy 2022, ku Antonoff u nominua për albumin e vitit për Evermore të Taylor Swift, dhe ku ai fitoi cmimin producent i vitit.

Këngëtari ka qenë i lidhur me Lena Dunham për pesë vjet, përpara se të ndaheshin në vitin 2018. Jack gjithashtu u përfol për një romancë me Lorde në atë kohë, megjithëse ai i hodhi poshtë këto aludime. Qualley ka qenë e lidhur me Pete Davidson dhe Shia LaBeouf. Ajo u nda nga ky i fundit në janar 2021 pasi FKA Twigs e akuzoi atë për dhunë seksuale, sulm dhe shqetësim emocional në një padi./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *