• |
ide | kryesore

FOTO/ Në shtrat me ish-sulmuesin e Anglisë: Nuk bëmë asgjë, ishte i dehur

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks



Vajza që përfundoi në shtrat me ish-sulmuesin e Anglisë, Andy Carroll ka zbuluar se ai nuk i kishte thënë se ishte në prag të martesës. Taylor Jane Wilkey, 27 vjeç u rrëfeu medieve se ish-ylli i Newcastle dhe Liverpool, tashmë 33 vjeç kishte konsumuar pije alkoolike për 17 orë rresht përpara se ajo dhe një shoqe e saj t’i bashkoheshin në suitën e tij të hotelit në Dubai. Incidenti duket se e ka zemëruar nusen e ardhshme të Carroll, Billi Mucklow, 33 vjeç.

“Ishte një ditë e mrekullueshme. Pijet po rridhnin dhe Andi dukej se po kalonte shumë mirë. Ai erdhi për të biseduar me ne dhe pyeti se çfarë bëjmë. Ai dukej i mirë, si një zotëri. Në asnjë moment askush nuk përmendi se ishte një dhëndër dhe na u tha se ishte një festë djemsh. Nuk e dija se ai po martohej” – tha biondja.

Taylor hodhi poshtë çdo sugjerim se kishte ndodhur mes saj dhe Carroll.

“Ai sinqerisht nuk ishte në gjendje të bënte asgjë. Më vjen shumë keq për gjithë këtë rrëmujë, por nuk bëra asgjë të keqe. Më fal Billi! E di si duket, por nuk bëmë seks. Ajo duhet të dijë se nuk ka ndodhur asgjë seksuale mes meje dhe Andit, të betohem. Ai ishte një zotëri. Thjesht kishte pirë aq shumë sa i ra të fikët në shtrat. Ai nuk provoi asgjë dhe edhe nëse do të kishte dashur, ai ishte shumë i dehur” – tha ajo.

The Sun zbuloi se si menaxherja e barit Taylor Jane Wilkey dhe instruktorja e fitnesit Phoebe Robb, 26 vjeç, përfunduan në dhomën e hotelit luksoz të Carroll pas një dite plot me pije alkoolike. Historia ka shkaktuar probleme 2 javë para martesës së Carroll.

Bashkëshortja e ardhshme fshiu foton me Carroll nga profili i saj në WhatsApp dhe e zëvendësoi atë me një foto të fëmijëve të tyre. Çifti do të martohen këtë të diel, por ishte e paqartë nëse dasma do të vazhdojë. ©LAPSI.al

This pic emerged of Wilkey and Carroll in bed but she insists nothing happened Wilkey has revealed she did not know Carroll was on his stag-do The bed incident has enraged Andy's bride-to-be Billi Mucklow, 33

Bar manager Taylor and fitness instructor Phoebe Robb, 26, ended up back at Carroll’s luxury hotel room after a day of boozing



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *