• |
ide | kryesore

Hungaria jashtë embargos së naftës ruse, Orban: Qytetarët mund të flenë të qetë

-Instant, Lajme, Planet



Përjashtimi i tubacionit Druzhba (Miqësia) nga embargoja e fundit e BE ndaj naftës ruse është cilësuar nga qeveria hungareze si një fitore e madhe ndaj Komisionit Europian, shkruan BBC.

Kjo vjen pas disa javësh që Hungaria kërcënoi se do të vendoste veton ndaj paketës së sanksioneve të BE-së, sepse rafineritë në Hungari dhe vende të tjera të Europës Qendrore varen nga nafta ruse.

Në një video-mesazh, kryeministri hungarez Viktor Orban u tha hungarezëve se mund të flenë të qetë në shtretërit e tyre, të mbrojtur nga kostot e shtrenjta të karburantit dhe ngrohjes që për pjesën tjetër të Europës do të thotë embargo.

Orban fitoi mandatin e katërt radhazi në zgjedhje muajin e kaluar, duke premtuar s çmimet e shërbimeve dhe karburantit do të jenë të ulëta. Gjithashtu, javën e kaluar. ai njoftoi taksat e reja të papritura për të mbuluar koston e mbajtjes së subvencioneve.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *