• |
ide | kryesore

Ishte shpallur në kërkim për kultivim droge, arrestohet 62 vjeçari nga Fushë Kruja

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 62 vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për kultivimin e lëndëve narkokrujetike është arrestuar.

Ai u arresta në kuadër të një operacioni të nisur në maj 2021 në zonën e Niklës, në fshatrat Halil dhe Arramerras të rrethit Krujë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë operacionit, në maj 2021, u arrestuan në flagrancë 16 persona, u shpallën në kërkim 24 persona dhe u proceduan në gjendje të lirë 3 të tjerë.

Ndërkohë ditën e sotme është bërë ekzekutimi i masës së sigurisë për shtetasin M. K.

“Është bërë ekzekutimi i masës së sigurisë për për shtetasin M. K.,62 vjeç, të shpallur në kërkim banues në Fushë Krujë, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, me vendimin e datës 22.06.2021 i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, njofton policia.

Gjithashtu vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *