• |
ide | kryesore

Italia vendos: Fëmija nuk do marrë automatikisht mbiemrin e babait

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata Kushtetuese në Itali ka zbardhur vendimin e marrë në 27 prill sipas të cilit fëmija nuk do të marrë automatikisht mbiemrin e babait.

Sipas gjykatës “vetë atribuimi automatik i mbiemrit atëror përkthehet në padukshmërinë e nënës dhe është shenjë e një pabarazie mes prindërve, e cila jehon dhe bën përshtypje në identitetin e fëmijës”.

Gjithsesi, gjykata thotë se nevojitet një ndërhyrje urgjente për të parandaluar që brezat në vazhdimësi të ndryshonin mbiemrat. Gjykata Kushtetuese theksoi se identiteti familjar është i rëndësishëm dhe se duhet shmangur krijimi i familjeve me fëmijë me mbiemra të ndryshëm.

Në këtë pikë, të gjithë fëmijët e tjerë do të marrin mbiemrin e të parit. Gjykata vendosi edhe një gjobë dhe dënim për prindërit që nuk u japin mbiemrin fëmijëve të tyre. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Vijani shkelmin fare familjes! Te filloje dhe shit-blerja masive e vezoreve dhe spermatozoideve dhe cdo njeri te kete femije per hesap te vet. Burri/gruaja te sherbejne vetem per te shfryre epshet e njeri-tjetrit.

  2. Mendoj se ligji ka parasysh emigrantet nga vendet e Lindjes dhe muslimane, sepse vendet latine i vene te dy mbiemrat e prinderve ne cdo dokument zyrtar.

    Duke perdorur mbiemrat, shume shpesh muslimanet ne rast divorci mbajne femijet dhe i dergojne ne vendet e origjines, ku ligjet jane ndryshe, cka con ne nje seri procesesh gjyqesore ne perendim nga nenat.

    Gjithsesi mbajtja e te dy mbiemrave njeheresh, te nenes e te babait eshte me e mira per cdo rast dhe ligji do te kufizonte abuzimin me te drejten prinderore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *