• |
ide | kryesore

Kanye West,së shpejti një bashkëpunim me McDonald’s

-Instant, Paparazzi, Slider



Kanye West, ka bërë një rikthim befasues në Instagram duke njoftuar një bashkëpunim me stilistin Muji, Naoto Fukasawa dhe McDonald’s.

Përmes rrjetit të tij social,Instagram, Kanye ka zbuluar seështë bashkuar me Fukasawa për të “riimagjinuar paketimin e McDonald’s”.Ai postoi gjithashtu një kuti që mund të jetë paketimi më i fundit për një sanduic. “javën e ardhshme janë patatet e skuqura”, shkroi reperi.

Disa nga fansatjanë befasuarnga rikthimi i tij në Instagram, veçanërisht duke pasur parasysh që ai ka qenë i qetë në mediat sociale për muaj të tërë pas ndalimit të tij të përkohshëm në mars.

“Duhet të them megjithatë, kthimi i tij në Instagram me një postim për McDonald’s nuk ishte ajo që prisja ” komentoi reperi Thomas Iannucci në postimin e Ye.“Bëjeni kombinimin me çizme balenci”, ka shkruar reperi Lil Gnar.

Bashkëpunimi i West me McDonald’s mund të mos jetë surprizë për shumë nga ndjekësit e tij. Në vitin 2018, artisti postoi në Twitter: “McDonald’s është restoranti im i preferuar”.Ai  dikur shkroi një poezi për kompaninë dhe madje u shfaq në reklamën e Super Bowl në shkurt./Lapsi.al

 

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *