• |
ide | kryesore

“Mospërqendrim total i portierit”: Duro fundos Dajsinanin, gafa e portierit vendosi finalen

-Instant, Sport



“Sigurisht janë finale që përcaktohen nga episode të veçanta, në shtesë është goli që është moment vendimtar, ishte goditje e mirë e Adilit, por e them që ishte një pakujdesi e mospërqendrim total i portierit se ishte distancë e largët. Ai gol vendosi fatin e ndeshjes”. Shpëtim Duro është ndjerë i tradhëtuar nga portieri i tij titullar, Mario Dajsinani, që i mori vendin Alen Sherrit. Pas performancash të shumta pozitive, portieri dështoi të bënte ndërhyrjen e duhur në konkluzionin e Adilit në minutën e 5 të shtesës së parë, duke pësuar golin që vendosi shifrat 2-1 në finalen e Kupës kundër Vllaznisë. “Ishte ai fillim i shtesës, një pakujdesi në atë gol, u munduam në shtesën e dytë por nuk kishim shansin. Si lojë, mendoj se skuadra dha maksimumin, por finalet janë të tilla që nuk duhet të gabosh, duhet të jesh shumë i përqendruar në çdo moment”.

Duro shpjegoi më tej se si e pa skuadrën e tij, edhe pse humbja në një finale të lë gjithnjë pa fjalë: “Pjesa e parë ishte e barabartë, ndërsa në të dytën, them se skuadra luajti më mirë. M’u duk se ishim pranë golit me Adeleke, skuadra funksionoi. Por në finale janë momente që duhet të jemi të kujdesshëm dhe më mbetet pishman ai goli i dytë se Vllaznia nuk kishte rrezikshmëri ndaj nesh. Nuk mund të them se në lojë ishim keq. Por e thashë që janë fjalë të tepërta kur humb Kupën se ajo është më e rëndësishme”, përfundoi Duro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *