• |
ide | kryesore

“Nuk arrij ta besoj se një ministre mund ta bënte këtë”: presidenti i Liverpool bën ‘leckë’ Oudea-Castera

-Instant, Sport



Presidenti i Liverpool, Tom Werner, ka kërkuar ndjesën e ministres franceze të Sportit, Amelie Oudea-Castera për trajtimin e tifozëve të klubit anglez në finalen e Ligës së Kampionëve të shtunën e kaluar në Paris. Në një letër dërguar ministres, Werner tha se ishte “nuk arrin t’i besojë” komentet e saj mbi kaosin e përjetuar nga mbështetësit e Reds.

Oudea-Castera fillimisht kishte fajësuar Liverpoolin se kishte kontribuuar në kaos, duke i thënë një radioje franceze se klubi anglez kishte dështuar të menaxhonte siç duhet tifozët e tij që shkuan në Paris. Qeveria franceze shtoi më pas se mashtrimi “masiv” i biletave kishte kontribuar në kaosin që prishi ndeshjen kundër Real Madrid. Imazhet kanë njollosur reputacionin e kryeqytetit francez, duke ngritur dyshime për aftësinë e tij për të pritur ngjarje të mëdha sportive ndërsa përgatitet për Olimpiadën 2024 dhe Kupën e Botës të Rugby 2023.

“Po ju shkruaj sot për shkak të mosbesimit total se një ministre e qeverisë franceze … mund të bënte një sërë deklaratash të paprovuara për një çështje kaq të rëndësishme përpara se të ketë ndodhur një proces hetimor i përshtatshëm, formal dhe i pavarur”, shkroi Werner në letrën e tij që u publikua nga gazeta lokale Liverpool Echo – Komentet e tua kanë qenë të papërgjegjshme, joprofesionale dhe krejtësisht mosrespektuese për mijëra tifozë të dëmtuar fizikisht dhe emocionalisht. Në emër të të gjithë tifozëve që kanë përjetuar këtë makth, kërkoj ndjesën tuaj dhe sigurinë se autoritetet franceze dhe UEFA do të lejojnë kryerjen e një hetimi të pavarur dhe transparent”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *