• |
ide | kryesore

Përmbyset Laçi, goditet Xhaja, pretendohen penallti, por Kupa është e Vllaznisë: Josa i nxjerr inatin ish-klubit që e shkarkoi

-Instant, F1, Sport



Vllaznia fiton Kupën e Shqipërisë, duke mposhtur Laçin pas 120 minutash lojë. Trofeu i dytë radhazi për shkodranët, që rrëmbejnë kupën e 8 në histori, pas fitores me përmbysje 2-1 kundër Lacit, me 90 minutat e rregullta të përfunduara në 1-1. Starti ishte drastik për kuqeblutë, që e panë veten në disavantazh në sulmin e parë të Lacit në minutën e 4: Mazrekaj nisi Velijan që gjeti të lirë Guindonm që konfirmoi statusin e golashënuesit më të mirë, duke tundur rrjetën e Zogoviç. Reagim krenarie për Vllazninë, që humbi Da Silvën të dëmtuar, të zëvendësuar nga Hoxhaj, të cilit iu deshën vetëm 7 minuta për të lënë gjurmë: Latifi evitoi këdo i doli para dhe në shtyllën e dytë shërbeu për Hoxhaj që barazoi ndeshjen.

Në minutën e 54 Veliaj detyroi Zogoviç të bënte një ndërhyrje vendimtare, në konkluzionin nga distanca, ndërsa tensioni në rritje i tifozëve shfryu dufin në shishen e hedhur mbi Xhajën, për fat pa pasoja. Në shtesë shkohet, me goditjen e pasaktë të Guindos, që certifikoi se duheshin ende edhe 30 minuta për të vendosur fituesin e finales. Vetëm se Adili nuk dëshironte të priste aq gjatë për të anuar peshoren dhe në të 95’ siluroi portën e Dajsinanit me një të djathtë që nuk i la asnjë shans portierit të Lacit, duke përmbysur rezultatin.

Josa e përmbushi misionin për të cilin presidenti Xhaferri guxoi duke e marrë dy ndeshje para finales: njohje e madhe e teknikut për ish-skuadrën që e drejtoi deri në momentin kur erdhi Duro. Finalja e dytë radhazi e humbur nga kurbinasit pas asaj të 2016 e tani keqardhja është gjithësesi më e zbehtë me përfaqësimin në Conference League.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *