• |
ide | kryesore

Rusia e shpall ‘non grata’ një diplomat të Malit të Zi

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Një punonjës i Ambasadës të Malit të Zi në Moskë është shpallur persona non grata (person i padëshiruar), në përgjigje të dëbimit të diplomatëve rusë më 7 pill nga Podgorica, njoftoi të martën Ministria e Jashtme ruse.

kremlini

“Ambasadori i Malit të Zi në Rusi, Millorad Scepanoviç, është ftuar në takim nga Ministria e Jashtme më 31 maj dhe i është dorëzuar një njoftim që një punonjës i ambasadës është shpallur person i padëshiruar”, u tha në deklaratë.

Këtë vendim, Rusia tha se e mori në përgjigje të “vendimit të pabazë” të Malit të Zi, që më 7 prill dëboi disa diplomatë nga Ambasada ruse në Podgoricë dhe i shpalli persona të padëshiruar.

Mali i Zi ka dëbuar katër diplomatë rusë në prill. Ky shtet po ashtu ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të agresionit ushtarak ndaj Ukrainës.

Nga shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, vetëm Serbia nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës, duke thënë se me këtë veprim po ruan “interesat vitale” të shtetit./ Marrë nga REL



3 Comments

    1. O kafshe homoseksuale te ripjelljes mavi. Krimin nuk e zhdukni dot ju me burgje dhe polici po nuk krijuat pune dhe mirqenie sociale por ju jeni vete me kriminelet dhe me ndyresirat qe duheni shporrur

  1. O kafsye honoseksuale te ripjelljes mavi. Krimin. Uk e zhdukni dot ju me burgje dhe polici po nuk krijuat pune dhe mirqenie sociale por ju jeni vete me kriminelet dhe me ndyresirat qe duheni shporrur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *