• |
ide | kryesore

Serbia humbi Vlahovic në Nations League, akord me Juventus: 4 javë kurë për rikuperimin

-Instant, Sport



Mungesa e grumbullimit të Dusan Vlahovic për Ligën e Kombeve ka një shpjegim: gazetat serbe flisnin për një dëmtim muskular, në të vërtetë sulmuesi ka dashur të ndalojë për të kapërcyer përfundimisht dhimbjen në ijë që e mundonte prej disa kohësh. Nga prilli e në vazhdim, qendërsulmuesi i Juventusit i është dashur të luante me inflamacionin që ndikoi paksa në performancën e tij dhe për këtë arsye vendosi, në marrëveshje me mjekët bardhezi dhe ata të kombëtares, të ndalojë dhe të vazhdojë me një program trajtimi rreth 3-4 javë për t’u paraqitur në mënyrën më të mirë të mundshme për sezonin e ardhshëm.

Siç raportohet nga Gazzetta dello Sport, pavarësisht se sezoni është mbyllur, Vlahovic është parë shpesh këto ditë në Continassa, ndonjëherë në shoqërinë e Federico Chiesas: të dy po punojnë për të kapërcyer problemet e tyre përkatëse (italiani është i angazhuar në rikuperimin nga operacioni i ligamentit të kryqëzuar, rikthimi pritet në tetor).

Sipas planit të Juventusit, Vlahovic duhet t’i rikthehet stërvitjeve me intensitet maksimal brenda një muaji: në kohën e duhur për sezonin e ri, duke qenë se bardhezinjtë do të mblidhen më 4 korrik për përgatitje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *