• |
ide | kryesore

Afganët ngrihen në protestë në Shëngjin, druhen se mund të ngelen mes 4 rrugëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një pjesë e refugjatëve afganë të strehuar në Shëngjin, janë ngritur në protestë pasi një nga 5 organizatat që financon qëndrimin e tyre në Shqipëri, nuk ka paguar detyrimet e hotelit ku ata qëndrojnë që prej muajit janar 2022. Të frikësuar se çfarë do të bëhet me ta, ata kërkojnë që të gjendet zgjidhje.  Administratori i resortit ku jane te vendosur afganët, Bledar Shima thotë se deri tani nuk është gjetur asnjë zgjidhje por se po ndërhyn dhe qeveria.

“Kemi një problem financiar me një prej fondacioneve dhe po bashkëpunojmë të gjejmë një rrugë të përbashkët për kryerjen e pagesës. Nuk kemi marrë vendim për ti nxjerrë forcërisht ose për ti dëbuar nga resorti. Pagesat nuk janë kryer që nga janari. Po diskutohet pjesa e pagesës. Eshtë futur dhe qeveria në negociata” tregon ai.

Administratori thotë se janë rreth 80 dhoma, dhe 348 shtetas afganë të cilët janë strehuar në këtë resort.

 



6 Comments

  1. Po e hengert kallamin ju dhe pranuat te zbrisni ne kte vend ! Mund te ishit informuar se ne qe rrojme ketu duam te ikim nje ore e me pare .
    More po vertete kujtuan keta se do i merrte Amerika ???
    Po te qe ashtu nuk i sillte fare nga anet tona !!! Tani te rrine urte se hane efhe dajak ktu!!!
    M

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *