• |
ide | kryesore

AUDIO+18/ Del përgjimi i kolonelëve rusë: Putin bir k*rve ndërsa Shoigu, lolo i paaftë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy kolonelë rusë në shërbim janë “kapur” duke bërë kritika të ashpra ndaj Vladimir Putin dhe ministrit të tij të mbrojtjes Sergei Shoigu lidhur me dështimin e luftës me Ukrainën. Deklaratat janë bërë në një telefonatë private që dyshohet se ka qenë nën përgjim nga shërbimet sekrete të Kievit.

Kolonelët fajësojnë Putinin për paaftësi në mos bombardimin e parlamentit ukrainas dhe vendeve të tjera kyçe. Në audion e publikuar nga “Radio Evropa e Lirë” në gjuhën ukrainase ministri Shoigu konsiderohet si i paaftë në çështjet ushtarake, citon lapsi.al. Ata lënë të kuptohet për humbje shkatërruese nga pala ruse në Ukrainë, të cilat nuk janë pranuar zyrtarisht. Kolonelët e përgjuar quhen Maxim Vlasov, 42 vjeç dhe Vitaly Kovtun, 47 vjeç.

Kovtun shpreh zemërim që Putini dështoi të urdhërojë shkatërrimin me raketa të vendeve kyçe në Kiev të lidhura me qeverinë e Volodymyr Zelensky, duke përfshirë parlamentin. Audio është e mbushur me shumë fjalë banale.

“Duhet të ketë pasur një raketë k*** që të godiste Kievin, Radën Supreme. Pse nuk e bëri? Pse jo? Nuk e kuptoj, k**** Putin, bir k****! Pse nuk pati një sulm me raketa në Kiev? Kështu që ata menduan: “Ah po, diçka nuk është në rregull”. Pse jo? Godit Kievin, godit qendrën e qytetit, godinat e Radës së Lartë dhe selinë e Qeverisë. Ndoshta nuk ka njeri të rëndësishëm atje, por ndërtesa do të shkatërrohet dhe të gjithë do ta shohin atë?” – thotë Vlasov që kritikoi ministrin Shoigu si një “laik krejtësisht të paaftë…ai është thjesht një lolo”.

Ndërsa Kovtun i thotë mikut të tij: “Shoigu është vetëm legen. Nuk ka mjaft ushtarë me kontratë. Sigurisht që nuk ka, nga do të vinin ata, b**** (?)” Ai ankohet se trupat paguheshin vetëm 30,000 rubla në muaj – më pak se 300 £ në fillim të luftës, citon lapsi.al.

“Shoigu nuk ka shërbyer fare në ushtri. Së pari ne vrasim kaq shumë nga burrat tanë, pastaj presim që ata të vrasin më shumë. Shiko ata që ngrenë mendjen, lexoni se çfarë shkruajnë atje” – i përgjigjet Vlasov.

Dështimi për të marrë Kievin dhe për të përdorur raketa të rënda të cilat do të kishin shkaktuar shkatërrim të plotë në Ukrainë i lë ata të zemëruar.

“Ata duan që të shkojë këmbësoria. Ata duan që artileria të punojë në distancë. Shpenzoni bombat k***, q***. Ka shumë prej tyre, vetëm k*** hidhini ato! Edhe nëse godasin objektivin e gabuar, le të fillojnë të kenë frikë, k*** synoni stacionet hekurudhore, k*** syno hekurudhat, rrugët, për hir të k***” – thotë Kovtun.

Data e përgjimit të telefonatës është paqartë, por besohet se ka ndodhur pasi kryqëzori Moskva u fundos në një sulm raketor ukrainas më 14 prill. Kjo sepse Kovtun thotë: “Ata shkatërruan kryqëzorin, fundosën kryqëzorin – pra pse të mos i godasim ata, si hakmarrje? Godit Kievin, bëje! Por jo. Dhe çfarë na thotë? Se ata kujdesen për ne”- thotë ai.

Për numrin e të vdekurve nga lufta, Vlasov thotë: “Humbjet janë të tmerrshme, djemtë tanë, q*** k****. Dhe, ju e dini, unë e di pak nga kjo histori ushtarake, e krahasoj këtë [me] luftën sovjeto-finlandeze, 1939-40. Një me një, në përgjithësi, si shabllon. , f**k, le të shkojmë”.

Është e paqartë nëse ai do të thotë që shkalla e vdekjeve në javë ose muaj është e njëjtë, por gjatë luftës, humbjet sovjetike u vlerësuan në 126 875 në tre muaj e gjysmë.

Të kontaktuar nga REL, Kovtun u përgjigj: “Nuk më intereson. Do të të raportoj në FSB dhe kaq” ndërsa Vlasov nuk dëshiroi të komentojë. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. HIHIHIHI bythqiret ruse po shkaterrohen nga dita ne dite dhe bythqiret e Salih Berishes zemerohen HIHIHIHIHI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *