• |
ide | kryesore

Bobby Brown rikujton akuzat për vdekjen e Whitney Houston

-Instant, Paparazzi, Slider



Bobby Brown, i cili ka promovuar dokumentarin e tij të ri “Biography: Bobby Brown”, ka diskutuar së fundmi akuzat nga shtypi për vdekjen tragjike të Houston në 2012.

Ata u martuan në vitin 1992, por u ndanë në vitin 2007. Brown deklaroi se Houston nuk hoqi dorë nga droga në të njëjtën kohë me të gjë që ndikoi në martesën e tyre.Houston vdiq nga një mbytje aksidentale e lidhur me drogën në moshën 48-vjeçare.

Bobby i cili la drogat e forta ndërsa ishte i burgosur në vitin 2000,u shpreh rreth akuzave : “Ishte shumë e ashpër. Jo shumë njerëz e dinin se çfarë po ndodhte. Jo shumë njerëz e dinin se sa ndikuan tek unë. Jo shumë njerëz e dinin se për çfarë po flisnin. Ata nuk jetonin, merrnin frymë apo zgjoheshin me ne. Ata vazhdonin të thonin atë që mendonin se po ndodhte. Por e vërteta është se ata vërtet nuk e dinin se çfarë po ndodhte.”

Artisti shpjegon se si, pavarësisht se la drogën, luftoi me varësinë ndaj alkoolit për vite me radhë.

“Unë punoj për maturinë time çdo ditë,”deklaroi ai. “Është një gjë e përditshme. Për sa kohë që punoj shumë çdo ditë për të, vazhdoj të arrij rezultate të shkëlqyera. Unë kam një familje të dashur dhe një grua të dashur. Unë thjesht dua të jem më i mirë për ta. Dua të jem më mirë edhe për veten time. Ka qenë një betejë e vështirë, por ka qenë një betejë që vazhdoj ta fitoj me lutje. Kjo dhe terapia, së bashku me dashurinë, më kanë shpëtuar.

“I thoja shpesh vetes: ‘Dua të heq dirë .’ Dhe në fakt u pastrova nga narkotikët. Kjo ishte shumë kohë më parë dhe unë jam mirënjohës për të. Por alkooli kishte luajtur një rol të madh në jetën tim. E dija që nëse doja të jetoja duhet të hiqja dorë dhe nga ajo barrë e mbajtur për shumë vite. Më në fund pata shansin dhe po e shfrytëzoj plotësisht.”

Në dokumentar, Brown tregon gjithashtu se ishte abuzuar seksualisht nga një prift kur ishte fëmijë. Ai tregon se si nëna e tij u rrah dhe u arrestua nga policia pasi ajo tentoi të ndërhynte në arrestimin e disa fqinjëve. Ai më pas u mbajt në kujdestari të përkohshme nga shërbimet sociale.

“Duhej të ishte një vend fetar, por nuk ishte një vend shumë i bukur  për një fëmijë,” tha këngëtari. “Një nga priftërinjtë u përpoq të më ngacmonte. Ai u përpoq të më prekte pjesët intime…. Në atë kohë isha i vogël. Nuk e dija se cilët ishin kufijtë seksualë. Thjesht e dija që nuk më pëlqente të prekesha. Disa gjëra janë të vështira për t’u harruar.”

Duke këmbëngulur se ishte e rëndësishme për të që të ishte i sinqertë me publikun, Brown ndan: “Ata nuk më kuptojnë.  Nuk e dinë se sa shumë kam punuar për të qenë një Bobby ‘i ndërtuar’ më mirë.”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *