• |
ide | kryesore

E ndarë në 4 kallëpe, sekuestrohet 1 kilogram tritol në Durrës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia ka parandaluar një rast të tentativës për shitjen e lëndë eksplozive duke arrestuar një 19-vjeçar, banues në fshatin Kullë, Durrës. Ky shtetas u kap në aksin rrugor Sukth – Kullë, duke transportuar me qëllim shitjen, 4 kallëpë lëndë eksplozive tritol, me peshë të përgjithshme rreth 1 kilogram.

Materialet e para hetimore në ngarkim të këtij shtetasi, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit“, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *