• |
ide | kryesore

Golfisti nuk është më në Madrid, pas 9 vjetësh Bale i jep lamtumirën Real: “Këtu realizova ëndërrën time”

-Instant, Sport



Pas nëntë vitesh në radhët e Blancos dhe pasi ka fituar pesë Champions League, tre kampionate spanjolle, një Kupë të Mbretit, dy Superkupa Spanjolle, tre Superkupa Evropiane dhe katër Kupa të Botës për Klube, Gareth Bale i ka dhënë lamtumirën Real Madrid. Kontrata e 33-vjeçarit, e cila skadon këtë qershor, nuk është rinovuar dhe e ardhmja e tij mbetet ende e pasigurt. Pas një sezoni të komplikuar me vetëm shtatë paraqitje, uellsiani ka vendosur të ndahet nga Madridi, me një histori shumë të komplikuar ku sukseseve i bashkohen kontestimet, pakënaqësitë e deri epiteti ‘golfist’.

Bale ka shkruar, megjithatë, një falënderim për ish-ekipin e tij në një letër zyrtare të publikuar në rrjetet e tij sociale: “Po shkruaj këtë mesazh për të falënderuar të gjithë bashkëlojtarët e mi, të kaluarën dhe të tashmen, drejtuesit, stafin dhe tifozët e mi që më kanë mbështetur. Kam ardhur këtu 9 vjet më parë si një djalë i ri që donte të përmbushte ëndrrën e tij për të luajtur për Real Madrid. Të vishja këtë fanellë, të mbaja emblemën në gjoks, të luaja në Santiago Bernabeu, të fitoja tituj dhe të bëhesha pjesë e asaj për të cilën ky klub është kaq i famshëm, të fitoja Ligën e Kampionëve”.

Uellsiani vazhdoi me elozhet e tij, ato që në 9 vjet është dikur sikur i mbajtur brenda vetes: “Tani mund të shikoj prapa, të reflektoj dhe sinqerisht të them se kjo ëndërr është bërë realitet shumë, shumë i bukur. Të jesh pjesë e historisë së këtij klubi dhe të arrish atë që arritëm ndërsa isha lojtar i Real Madridit ishte një përvojë e pabesueshme që nuk do ta harroj kurrë. Gjithashtu dua të falënderoj presidentin Florentino Perez, Jose Angel Sanchez dhe bordin që më dhanë mundësinë të luaj për këtë klub. Së bashku kemi arritur të shndërrojmë në realitet momente që do të jetojnë përgjithmonë në historinë e këtij klubi dhe atë të futbollit”.

Pavarësisht vështirësive të hasura në sezonet e fundit dhe pakënaqësisë së tifozëve ndaj tij, Bale ka treguar mirënjohje dhe dashuri për skuadrën që e bëri të madh. Duke pritur të mësojë se cila do të jetë aventura e tij e re, Gareth do të përfshihet në Ligën e Kombeve me kombëtaren e tij të Uellsit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *