• |
ide | kryesore

Interpoli ngre alarmin: Armët që po i jepen Ukrainës do përfundojnë në duart e mafias

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Interpoli shpreh shqetësim për dërgimin e armëve të vogla apo të rënda në Ukrainë që më pas mund të përfundojnë në duart e kriminelëve nëpër Evropë. Kreu i agjencisë Jurgen Stock u kërkoi vendeve që furnizojnë Kievin me pajisje ushtarake të përqendrohen te mekanizmat e gjurmimit.

“Disponueshmëria e gjerë e armëve gjatë konfliktit aktual do të çojë në përhapjen e armëve të paligjshme në fazën e pas-konfliktit,” – i tha ai Shoqatës Anglo-Amerikane të Shtypit në Paris.

Stock thotë se i druhet grabitjes së armëve dhe municioneve nga kriminelët në tregun e zi të BE-së. Disa vende evropiane, duke përfshirë Francën dhe Gjermaninë, së bashku me SHBA-në, kanë dorëzuar pajisje të nivelit të lartë të mbrojtjes, municione artilerie dhe armë për të ndihmuar Ukrainën të mbrojë territorin e saj dhe të luftojë forcat ruse.

Shqetësimi vjen pasi forcat e armatosura amerikane u larguan nga Afganistani në vitin 2021 pas dy dekadash lufte dhe lanë sasi të mëdha pajisjesh ushtarake të cilat përfundimisht ranë në duart e talebanëve. Stock tha se armët e rënda ushtarake do të jenë më pas të disponueshme në tregun kriminal. ©LAPSI.al



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *