• |
ide | kryesore

Kapen me mbi 3 mijë rrënjë kanabis, shkatërrohet grupi shqiptar në Spanjë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një grup shqiptar është shkatërruar në Spanjë, për shkak se është përgjegjës për kultivimin e mijëra bimëve narkotike në zonën e Mataro.

Mësohet se gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm, policia ka zbarkuar në magazina industriale në rrugën Pablo Iglesias, ku kanë sekuestruar më shumë se 3000 bimë marihuanë.

Përgjegjësit e plantacionit, dy prej të cilëve janë arrestuar, janë pjesë e një rrjeti të organizuar kriminelësh shqiptarë.

Përveç sekuestrimit të parave dhe materialeve të ndryshme të destinuara për të mirëmbajtur një plantacion marijuanë, deri në 3000 bimë marihuanë janë asgjësuar.

Nëse do të shiteshin, bimët do të sillnin një përfitim prej 450 mijë eurosh për kriminelët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *