• |
ide | kryesore

Liam Payne: Kam shumë arsye pse nuk e pëlqej Zayn Malik

-Instant, Paparazzi, Slider



Liam Payne ka folur së fundmi për ish shokun e tij të grupit One Direction, Zayn Malik.

Këngëtari nuk u përmbajt kur u pyet për ish-mikun e tij, duke i zbuluar Logan Paul në podcast-in e tij “Impulsive” “shumë arsye” pse ai nuk e pëlqen Malik.

Tensionet u rritën në vitin 2015 kur Malik u largua nga grupi një vit para ndërprerjes së tyre të pacaktuar.

Gjatë bisedës të martën, YouTuber-i i kthyer në boksier, Logan tregoi një debat që vëllai i tij, Jake Paul kishte patur me Zayn në vitin 2020.

“Kam pasur një përvojë me një nga shokët tuaj të hershëm të grupit -” tha Paul, përpara se të zbulonte se bëhej fjalë për këngëtarin.

Payne e quajti me shaka ish shokun e tij të grupit “Wayne Malik”, duke iu referuar temperamentit të tij si futbollisti.

Paul kujtoi një moment kur vëllai i tij shkroi në Twitter se këngëtari kishte qenë “mosrespektues” ndaj tij. Menjëherë pas kësaj, ish-e dashura e tij modelja Gigi Hadid,  e quajtur Jack  “të shëmtuar dhe të parëndësishëm”.

“Më pas ajo shkroi në Twitter diçka rreth ‘bëje veten një burrë të respektueshëm, por kjo nuk ishte vetëm për Jack, tha Payne me ironi duke iu referuar grindjes së supozuar vitin e kaluar, ku Malik u akuzua për dhunë ndaj nënës së Hadid, Yolanda.

Duke mos folur më tej për situatën, artisti vazhdoi: “Përpara se të futemi shumë në këtë, ka shumë arsye pse nuk e pëlqej Zayn dhe ka shumë arsye pse do të jem gjithmonë në anën e tij.

“Nëse do të më duhej të kaloja atë që ai kaloi përmes rritjes së tij dhe çdo gjë tjetër… prindërit e mi janë tepër mbështetës deri në pikën ku ndonjëherë është e bezdisshme dhe Zayn kishte një edukim të ndryshëm në këtë kuptim,” shpjegoi ish anëtari i One Direction.

Ai shtoi, “Gjithmonë mund ta shikosh njeriun se ku është dhe t’i thuash ‘oh po, sido që të jetë, ai djalë është një idiot, por në fund të ditës kupton se çfarë ka kaluar ai  për të arritur aty ku është, dhe nëse donte të ishte atje apo jo.”

Payne shtoi se ai vetë është “aq i keqkuptuar”, kështu që “nuk mund të ulet këtu dhe të gjykojë atë për çfarëdo qoftë.”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *