• |
ide | kryesore

Mori 16 mijë euro për pasaportën shqiptare, arrestohet 30-vjeçarja për mashtrim

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia ka vënë në pranga një 30-vjeçare në Tiranë pasi akuzohet për mashtrim. Sipas policisë, në pranga është vënë shtetasja me iniciale V. G., 30 vjeçe, banues në Berat, pasi akuzohet për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryera në bashkëpunim. Sipas policisë, kjo shtetase dyshohet se me anë të mashtrimit dhe dokumenteve të falsifikuara, ka përfituar shumën 16 000 euro nga një shtetas kosovar, me pretendimin se do t’i kryente atij, procedurat për pajisjen me pasaportë shqiptare.

Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se kjo shtetase, nëpërmjet mashtrimit, ka përfituar shuma të ndryshme monetare, nga shtetas të ndryshëm në Republikën e Shqipërisë.



4 Comments

  1. Kosovaret duhet te kerkojne pasaporten e shtetit shqiptar vetem neqoftese
    Kosova pranon qe te zyrtarizohet brenda republikes se Shqiperise. ne te
    kundert edhe qytetaret e etnive te Kosoves kane te drejte te kerkojne nga
    kombet e tyre pasaporta te republikave te tjera,psh. pasaporte turke, serbe.
    Malazeze, boshnjake, bullgare, kroate, maqedonase etj.
    Juve redaktore apo gazetare duhet te jepni mendimet e juaja per te ndihmuar
    ne demokracine e Kosoves sikurse keni ndihmuar ne kete artikull gazetaresk.

    1. Se kuptova qarte cfare ke dashur te thuash, e ndoshta t’kam keqkuptu keshtu qe spo komentoj, por nje pyetje po t’bej. Po per OpenBallkansat (serbet & fyromsat),ne rast se ti si shtetas me pasaporte shqiptare lejon kryeministrin te behet pjese e OpenBallkan, a do kete pasaporta shqiptare? Apo sugjeron ndonje kembim ti atyre pasaporte shqiptare dhe ata ty pasaporte serbe?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *