• |
ide | kryesore

Presidenca shqiptare e Këshillit të Sigurimit, Rama: Të veprojmë për viktimat e konflikteve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shqipëria ka marrë drejtimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së këtë 1 qershor për ta vijuar për një muaj. Kryeministri Edi Rama reagoi në rrjetet sociale me rastin e marrjes së kryesimit nga ana e Shqipërisë. Kreu i qeverisë shprehet se në Europë plagët e luftërave janë ende të hapur, ndërsa shton se lidhur me luftën në Ukrainë, duhet reagim i menjëhershëm për shmangien e viktimave të panumërta nga konfliktet e pakuptimta.

Po ashtu, Rama shprehet se Shqipëria është tashmë e privilegjuar që mund t’u japë zë bindjeve të saj dhe “ta drejtojë Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara me të gjithë vullnetin e pasionin tonë për ato çka besojmë fort.”



5 Comments

  1. I gajti ine eshte ne delir . Mendon per plaget e luftes ne evrope dhe nuk i intereson lufta e perhershme e Shqiptareve me skamjen . Flet per luftra e viktima dhe drejton vendin me kriminele e mafioze , flet per drejtimin e keshillit te sigurimit kur vendin e drejton me kukulla dhe injorante .
    Nuk na the o i gjati ine sa do shkoje nafta keto dite ? Çfare mendon bordi i gjobevenesave ?
    Mos valle ka per ta kaluar 300 leke /liter?
    Gjatosh mos qa hallin e kalorsit qe i varen kembet por shiko opingat e grisura te popullit tend .
    Ti je mjerimi i ketij vendi , je fatkeqesia e tij .

  2. A do te ndihmoje Shqiperia per viktimat e luftes dhe te zhdukurit ne Kosove nga serbet?
    Shqiptaret thone se “kush nuk jep ne shtepi, nuk i quhet ne xhami”, pra pa ndihmuar Kosoven, as na hyn ne sy Ukraina

    Pozicioni njemujor ne Keshillin e Sigurimit se paku vlen per te shtruar ne tavoline viktimat e Serbeve, se sa per reparacione per Kosoven e Bosnjen nga ana e Serbise as nuk eshte kujtuar njeri, ndersa Zhelenski llogarit demshperbimet e tre muajve nga Rusia e kerkon vazhdimisht miliona nga cdo vend per rindertimin e Ukraines.

    E kemi detyrim qe Shqiperia te shtroje ne cdo organizem nderkombetar hallet e Kosoves.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *