• |
ide | kryesore

Shakira zbulon tradhëtinë e Piqué: çifti në krizë, mbrojtësi i Barcelonës ikën nga shtëpia

-Instant, Sport



Shakira e Gerard Piqué janë në krizë: sipas asaj që bën të ditur El Periodico, këngëtarja kolumbiane ka zbuluar se është tradhëtuar nga mbrojtësi i Barcelonës, me të cilin ka një lidhje që nga 2011 e me të cilin ka dy fëmijë Milan dhe Sasha. Tani Piqué, gjithnjë sipas gazetës, është kthyer të jetëojë vetëm.

shakira-pique-relationship-goals.png

Gerard Pique dhe Shakira megjithatë nuk do ti futen telasheve gjyqësore sido të shkojë historia, duke qenë se pavarësisht që kanë shumë vite bashkë nuk e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë. “Martesa më tremb shumë. Nuk dua të më shikojë si grua. Preferoj të më shikoj si vajza e tij, si e dashura. Pak a shumë si ‘fruti i ndaluar'” kishte thënë pak kohë më parë Shakira. Sic duket edhe kjo mënyrë e të ndërtuarit të raportit nuk ka qenë krejtësisht efikas, për të shmangur tradhëtinë, edhe pse për momentin nuk ka emër të personit, që futi ciftin në krizë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *