• |
ide | kryesore

Spiunë apo ndihmës të krimit/ Nis hetimi për 2 britanikët me pajisje të dyshimta në Rinas

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Disa pajisje të dyshuara si përgjues janë ndaluar pak ditë më parë nga autoritetet policore në Rinas. Mediat raportuan se pajisjet u përkasin dy shtetasve britanikë që mund t’i kenë përdorur për përgjime të paligjshme në vendin tonë.

Mësohet se shtetasit e huaj kanë pohuar se i kanë pasur për përdorim vetjak pajisjet dhe se nuk kanë bërë përgjime. Britanikët, njëri i moshës 46 vjeç dhe tjetri i moshës 61 vjeç, me profesion inxhinierë, kanë qëndruar disa ditë në Shqipëri dhe tentuan të kalonin kufirin bashkë me pajisjet. Pas marrjes në pyetje, ata janë lënë të lirë.

Ndërsa pajisjet janë sekuestruar dhe kanë kaluar për verifikim dhe ekspertizë nga ana e autoriteteve. Ata kanë këmbëngulur se pajisjet janë radio të thjeshta dhe se qëndruan në vendin tonë për shkak të pasionit të tyre për komunikimet me radio amatore.

Tashmë çështja është marrë në dorë nga Policia Shkencore e Tiranës së bashku me Njësinë C që do konfirmojnë nëse vërtet bëhet fjalë për radio amatore apo pajisje përgjimesh. Sipas të njëjtave burime dyshimet janë se përgjimet mund të kenë ndihmuar grupe kriminale në vend, aktivitete të lidhura me terrorizmin ose janë bërë nga shërbime sekrete të huaja.

Për këtë shkak britanikët janë pyetur nëse me anë të këtyre pajisjeve mund të ndërhyet në frekuencat shqiptare dhe nëse regjistrohet përmes tyre. Përgjigjja e tyre ka qenë mohuese duke këmbëngulur se pajisjet nuk i kishin deklaruar pasi nuk kishin informacion se ku duhet të paraqiteshin për këtë. Mësohet se britanikëve u është është se bllokuar edhe një licencë.

Ky nuk është rasti i parë bllokimit të pajisjeve përgjuese në vendin tonë. Një skandal shpërtheu në vitin 2016 kur u zbulua se policia e shtetit kishte kryer përgjime me një pajisje IMSI Catcher. Në atë kohë u ndaluan 2 ekspertë të policisë për të cilët autoritetet thanë se kanë kryer përgjime vetëm në afërsi të burgjeve, por opozita e asaj kohe akuzoi se ishin përgjuar edhe politikanë e diplomatë të huaj në kundërshtim me ligjet në fuqi.

Në 2018-ën hetimet u pushuan nga Gjyakata pasi nuk ishin gjetur prova. Ndërsa në 2017-ën u ndalua në Rinas një tjetër shtetas izraelit me një pajisje të dyshimtë. Në fillim u dyshua se ajo kryente përgjime, por pas disa javësh u verifikua se ajo zbulonte përgjues dhe izraeliti ishte kontaktuar nga një biznesmen në Tiranë. Pas kësaj ai u la i lirë bashkë me pajisjen. ©LAPSI.al  



2 Comments

  1. Berisha bën “pis” procesin/ Ankesa për zgjedhjet në PD: Shtohen akuzat për “orientim të votës” për kryesinë e re

  2. O Lapsi, pyetni ndonje inxhinier se nuk behet nami. Jane pajisje radioamatore qe lejohen te perdoren ne te gjithe boten. Mos degjoni vetem policine qe nuk merr vesh nga lidhet gomari (ne teknologji)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *