• |
ide | kryesore

Tjetërsoi 10 mijë m2 truall, ky është drejtori i Urbanistikës i arrestuar në Sarandë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në Sarandë s’kanë të mbaruar arrestimet e zyrtarëve të përfshirë në korrupsion për pronat në bregdet. I fundit në radhë ishte Pandi Zhonga, drejtori i Urbanistikës në Bashkinë Sarandë, i cili akuzohet për tjetërsimin e truallit me sipërfaqe 10 mijë m2. Bashkë me të në pranga ranë dhe jurisjta e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Rovena Alikaj si dhe Aleko Anagnostin, noter.

Ndalimi i tyre është bërë, pasi akuzohen se kanë tjetërsuar një pronë prej 10 mijë metra katrorë duke ua dhënë personave të ndryshëm që më pas kanë ndërtuar.

Mesohet se në pranga kanë rënë edhe personat që kanë përfituar nga ky tjetërsim pronash. Bëhet fjalë për Fredi Mërkurin, Valter Llomin dhe Argonida Canaj. Ata akuzohen për falsifikim dokumentesh, me të cilat kanë përfituar edhe tokën. Mësohet se toka për të cilën bëhet fjalë ndodhet në zonën e kanalit të Cukës në Ksamil.



6 Comments

  1. Po ne Bashkine e Tiranes kur do te kete arrestime per pallatet qe mbysin rrugicat? Pasi fshine me leje ndertimi lulishte e parqe, kudo ku gjejne nje shtepi tiranase, me deshire te pronareve apo me shantazh e kercenime, mafia e ndertimit e lidhur me Veliajn, po e kthen Tiranen ne qytet te pabanueshem, teksa vilat e politikaneve ngrihen ne periferi e zona te gjelberuara.

    Por, si qeveria, ashtu edhe drejtesia po i mbajne syte mbi zonat e bregdetit, ku shihet e ardhmja e investimeve me fitimprurese.

    Qytetaret presin drejtesi per abuzimet ne qytete e bregdet dhe jo vetem koka turku per propagande.

  2. Paska shpetu pd e delvines nga ky kokari katunar, ja paska shit ps shume lire besoj dhe si blerje nga e djathta e paska bo shef urbanistike me nxjerr me byth gozhdet qe kane ngul Damot me shoke.
    Te lumt bytha o shef ,kujdes sapunin se sipas kokes nuk do jesh keq dhe nga suma😂😂

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *