• |
ide | kryesore

Video/ Superfinalja, Argjentina i tregon Italisë përse nuk është në Botëror: Lautaro, Di Maria e Dybala fundosin të kaltrit

-Instant, F1, Sport, Video



Video/ Superfinalja, Argjentina i tregon Italisë përse nuk është në Botëror: Lautaro, Di Maria e Dybala fundosin të kaltrit

Argjentina mposhti Italinë 3-0 në Wembley dhe fitoi Superfinalen 2022. Kampionët e Amerikës së Jugut zhbllokuan ndeshjen në minutën e 28 me një devijim të Lautaro Martinez dhe dyfishuan pak para pjesës së parë me një blitz të Di Marias. Në pjesën e dytë italianët u bënë shumë nervoz dhe u zhdukën nga fusha. Donnarumma i mbajti në lojë me pritjet e tij, por në shtesë erdhi edhe trisi i nënshkruar nga Dybala.

Nuk ka asgjë të keqe ta pranosh. Përralla e Italisë së bukur të Mancinit ka përfunduar. Cikli është mbyllur. Të kaltrit duhet ta fillojnë nga e para ose pothuajse. Nuk mund të dilet nga Botërori kështu pa pasoja. Argjentina, ishte shumë e fortë për italianët, nxorri zhveshur të gjitha mangësitë dhe rrëmbeu Superfinalen e Wembley. Me lojtarë si Messin, Di Marian dhe Lautaro, plus Dybala që hyri në fushë dhe në dy minuta zhvendosi Donnarumma, ata shumëzuan koeficientin e fenomeneve dhe të mbrojtur nga një ekip solid dhe teknik, e bënë qesharake Italinë, shumë më tepër se 3-0 e nënshkruar nga Lautaro-Di Maria-Dybala. Përfundoi pa histori, me Mancinin që përdori 3-5-2, por edhe improvizoi pa sukses, duke konfirmuar se prekja magjike e tij është zhdukur.

Argjentina ishte një skuadër e motivuar, ndërsa Italia nuk ishte praktikisht në fushë. Një lamtumirë e hidhur për Chiellinin, i cili në ndeshjen e 117-ën dhe të fundit, meritonte një largim më të denjë. Tani nuk ka kohë për të humbur, duke filluar nga Nations League ku italianët duhet të kujtojnë se, nëse gabojnë edhe atje, do të rrezikojnë shortin europian dhe gjithçka tjetër. Vetëm Donnarumma, i cili shmangu goleadën dhe disi Raspadori dhe Barella mund të quhen të shpëtuar. Pjesa tjetër është për t’u harruar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *