• |
ide | kryesore

Afganët në Shqipëri protestojnë, Rama në emër të tyre merr çmim në SHBA

-Instant, Kryesore



Kryeministri Edi Rama vijon ta përdorë ndërkombëtarisht cështjen e strehimit të refugjatëve afganë për të lartësuar figurën e tij në një kohë kur brenda vendit pas rreth 9 vitesh qeverisje ai ka përgjegjësi të madhe për korrupsionin, krimin e organizuar dhe thellimin e varfërisë që detyron shqiptarët të largohen jashtë shtetit. Sot nga SHBA ai njoftoi marrjen e çmimit “Joan Ganz Cooney Global Leadership Award” pikërisht për cështjen e pritjes së afgënve.

Mes shumë pompoziteti në ceremoninë e organizuar me këtë rast pati edhe një grua afgane, e cila e cilësonte Edi Ramën si “heroin e saj”. Interesant është sidomos fakti se ky cmim që Edi Rama merr përmes OJF-ve të ndryshme në SHBA, vjen një ditë pasi 348 afganë që janë strehuar përkohësisht në një resort në Shëngjin u ngritën në protestë, pasi administratori i ambienteve ku po qëndrojnë u ka kërkuar që të largohen. Shkak ishte mungesa e pagesës nga ana e një prej shoqatave që financon qëndrimin e tyre në Shqipëri. Duke mbajtur pankarta në duar ata afganët thanë se janë harruar nga autoritetet dhe se nuk kanë asnjë sqarim për të ardhmen e tyre pavarësisht se kanë kërkuar të ikin nga Shqipëria.

Ditët e fundit është raportuar gjithashtu se disa afganë të strehuar në Kosovë nuk e kishin marrë dot vizën amerikane për t’u larguar drejt SHBA. Cfarë do të bëhet me ta është ende e paqartë. Nuk dihet as për afganët e strehuar në Shqipëri për problemin që protestuan një ditë më parë dhe as për momentin kur do të zhvendosen drejt SHBA. Qeveria shqiptare nuk ka marrë përsipër pagesat për strehimin e tyre. Në rastin më të keq mësohet se do të vihet në dispozicion vetëm një qendër pritëse për refugjatët, por që ajo nuk i ka plotësisht kushtet për strehimin e tyre. Zgjidhja për këtë problem më së shumti pritet prej SHBA, që janë “kumbari” i këtij operacioni të cilin Edi Rama sot po e përdor nëpër botë për të mbuluar imazhin e tij prej autokrati ballkanas. ©LAPSI.al



18 Comments

  1. Me parate qe u merr taksapaguesve te Shqiperise te cilet i vjedh, i varferon, i diskriminon

    i menjanon dhe i pamundeson te rrrojne ne atedheun e te pareve, tani blen edhe dekorata.

  2. ARRESTOHET YMER G KELLIRA,POLICIA E KAPI YMERIN DUKE JA FUTUR KARIN NE BYTH CARLO BOLES BOLINO ACER PALLATIT TE ARMINA MEVLANIT DHE ZENIT TE BABIT thotë:

    YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH FRROK CUPIT

  3. Ky gomari i Surrelit qelbi gjith Shqiperin dhe Kosoven me era pordhe tani i erdhi radha dhe Amerikes qe deri dje e urrente me keq se maloket e veriut.Por USA. ja fut pordhet nga goja palles se degjeneruar.

  4. Hajde hajde, po a mund te thoni nje emer kryeministri ne glob qe do ti lutej Amerikes qe ti strehoje ne vendin e tij mbetjet toksike te deshtimit te politikes saj kudo ku ndodhen si Iranianet, Afganet e pse jo, edhe Shejtanet mjaft mos ti shohin zullumet qeverisese!

  5. FOTOT/ Berisha “shkrihet” me Meidanin, Frangaj merr Fevziun me vete: Çfarë s’u pa nga homazhet për Nishanin

  6. Po kopjon tashme edhe titujt e TemA pa kurrfare lidhje me shkrimin? Sa vjen e po budallallepsesh perdite e me teper or i shkreti ti per kafken e mbushur me bajgat e Mero Bazes.

  7. Rama mori ne SHBA nje cmim te dyte per te njejten “veper”, pranimin e afganeve ne Shqiperi pas terheqjes se forcave amerikane nga Afganistani.

    Disa muaj me pare nje cmim me kete motivacion ia dha zonja Klinton ne emer te nje shoqate.

    Te pakten t’i jepet KM tone ndonje medalje per nje veper tjeter, se qe afganet mbeten ne Shqiperi e nuk u jepet vize per ne SHBA, kete e kemi kuptuar ne shqiptaret e thjeshte, vec medaljeve seri per kete “veper” sikur u doli boja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *