• |
ide | kryesore

Aksident në Fier, 4 të plagosur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Katër persona kanë mbetur të plagosur këtë të enjte në Fier, pasi mjetet me të cilat udhëtonin janë përfshirë në aksident.

Dy mjete tip “Benz”, që drejtoheshin nga shtetasit me iniciale A.S. dhe R.B., janë përplasur me njëri-tjetrin në aksin rrugor Fier-Ballsh, në vendin e quajtur “Ofiçina e vjetër”, rreth orës 16:00.

Për pasojë, ka mbetur i plagosur 44-vjeçari me iniciale A.S. dhe tre të tjerët që ishin pasagjerë në makinë. Të katërt ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, njofton policia.

Nuk dihet nëse ka qenë gabim i njërit prej shoferëve apo i të dyve që shkaktoi përplasjen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *