• |
ide | kryesore

Shkarja mendore e Ermonelës për genocidin serb

2, Ide



Unë nuk dua ta besoj që deklarata në televizion e zonjës nënkryetare e Kuvendit të Shqipërisë, e cila thotë se aprovimi i një deklarate që dënon genocidin e Milosheviçit ndaj shqiptarëve në Kosovë bie ndesh me politikat e sotme për Open Ballkan, të jenë qendrime të një shqiptareje, të një force politike shqiptare, të qeverisë shqiptare, të grupit parlamentar të shumicës, të Kuvendit të Shqipërisë!

Kam dëshirë ta shoh si të ketë qenë një shkarje mendore e çastit.
Një lapsus! ( lexo ketu)
Të jetë një moskuptim i asaj që flet!
Të jetë një gafë logjike nga dashuria me vetveten dhe që të bën të humbasësh vlerësimin kritik të asaj që thua!
Edhe mua më qëllon njëherë në tridhjetë orë leksioni!
Zonja ka folur me nxitim, me siguri e pautorizuar, ka hyrë pa busull në çështje të qendrimit ndaj historisë, ka futur hundët në marrëdhëniet me jashtë, ku me siguri nuk ka pikën e kompetencës politike për ta bërë!

Por, nëse zonja në fjalë nuk del t’u kërkojë falje shqiptarëve, aq të fyer sa jemi, nëse Kuvendi nuk bën deklaratë distancimi, nëse qeveria nuk e dënon këtë deklaratë, atëhere jemi në pragun e asaj që nuk mendohej se do të arrinte një ditë!

Kërkim ndjese publike shoqëruar me qendrim në gjunjë tridhjetë minuta poshtë bustit të Adem Jasharit, aty në të dalë të rrugës së ambasadave, ku kryqëzohet me rrugën e Durrësit! Jo e tipit, e thashë kështu, por nuk e thashë ashtu!

Unë personalisht distancohem! Fort, prerë, pa asnjë ekuivok!

Eshtë njësoj si Franca të mos dënojë më Hitlerin dhe nazizmin për hir të marrëdhënieve të sotme me Gjermaninë!!!

Nënkupton se për zonjën marrëdhëniet me Serbinë nuk qenkan për një Open Ballkan postmillosheviçian, por me vetë rregjimin e Millosheviçit që mërzitet nëse dënojmë atë për të cilën edhe NATO ndërhyri!

Kjo do të thotë që për interesat e sotme pragmatiste të një politike të jashtme në ajër ende, të mohohet solidariteti ynë kombëtar!

Kosova paska njëmijë herë të drejtë që është skeptike ndaj politikës të Open Ballkan sepse sheh atje nënkuptime të tjera!

Kjo deklaratë e zonjës nënkryetare të Kuvendit e shpartallon edhe vetë bashkëpunimi e popujve në një gadishull të hapur politikisht dhe ekonomikisht sepse i kundërve atij qendrimin e disa milionë shqiptarëve që nuk e harrojnë historinë, pa mbetur robër të saj!

Pse shqiptarët dhe vuajtjet e tyre do të sakrifikohen për Open Ballkan? Përse Open Ballkan qenka i papajtueshëm me historinë e dhimbshme shqiptare?

E sotmja fshika të kaluarën? Mos duhet të themi se meqë na duhet Open Ballkan nuk ka pasur fare viktima dhe represion në Kosovë? Se këtu të çon logjika!

Opinioni publik kërkon t’i kërkohet falje! Ndryshe loja ka mbaruar!

 



10 Comments

  1. Para se te kerkoje falje zonja apo partia qe perfaqeson per nje qendrim hapur antikombetar, duhet

    se pari te kerkojne falje per ato krime te perbindeshme si vrasje , tortura, perdhunime, debime,

    ngritje kampe shfarosje si ai i Tepelenes qe partia e zonjes kreu per 45 vjet komunizem.

    Ne masakren e Racakut u vrane 45 njerez kurse ne kampin e Tepelenes vdiqen 300 femije te

    cilet i mori Vjosa e u bene ushqim per peshqit ndersa nenat e tyre sic ka dale nga dokumentat e

    vete sigurimit perdhunoheshin nga komandantet e burgut e te deleguarit e Tiranes. Cfare ka

    bere Milloshevici me teper ne Kosove?

  2. Keta nuk u penduan nje here te vetme per krimet qe kryen vete ndaj shqiptareve, do ndihen keq per krimet e te tjereve.

  3. Ketyre funderrinave, ju ka ngelur vetem te mohojne vendin e shqiptareve…Ndonje dite do thone edhe se shqiptaret jne te ardhur ketu, e kane zaptuar tokat e serbeve…. Te shkerdhyer…pa fund…Jeni ju qe duhet te largpheni ju nga ky vend te colin e helmoni e vidhni çdo dite …..ptuhhh muter!
    .

    1. Kopile te kuq
      Bastarde te pa-fe dhe pa atdhe.
      rameshurre gonorrea me harem Nuk mbahet.
      Skeni pare gje akoma.

  4. Lidhni buchet e haremit te kuq.
    Sic thote dhe komentuesi i pare….
    Keta nga serbi krijuan “ pppsh partine perdhunuese te popullit shqiptar”
    Milladini dhe dushani jane gjysherit gjenetike te ketyre bastardeve te ripjellur.
    Kurvat gjyshet e tyre mbasi mbajten kollovare italianet per 3 vjete jete luksi me pepinot…..
    Sa kapitulluan pepinot …. Me breket neper kembe shkuan ne mal per tu shqepur me emisaret hamshore te serbise…
    Pastaje u martuan me shoket trima sypatrembure…. Bla bla bla..
    Verke kurvi… mehmetka… etjera bushtrra pabrekes e pabukes te zbathur nga malet e mochalet…
    Hyne ne pallatet e Ajkes se Kombit…
    Dhe bene ate qe bene per 45+32 vjet ….
    Dhe skeni pare gje akoma.

  5. Profesor I nderuar shkrimi I sakte por socialistet jane zhytur aq keq me Vucic sa qe nuk levizin dot tani.

    Per kosovaret bile kane alergji.

  6. Ne te gjitha debatet qe merr pjese kjo zonja, pervec propagandes neveritese nuk thote asgje origjinale me sens dhe logjike.

    Nje papagall qe nuk le te flase njeri, me taktiken e zhurmuesit.

  7. E degjove palloshin o profesor ? e kupton tani se nuk eshte shkarje e feles por bindje e peles 2 metroshe?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *