• |
ide | kryesore

“Bllokimi Shkatërrues” i ndryshimeve të shpeshta fiskale dhe të bërit biznes në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Blog



Nga Fiordi Përnaska

Premtimi për zero taksa deri më 2029 merr fund më 1 janar 2023, profesionistët e lirë do të tatohen deri në 23%. Qeveria nuk do dallojë abuzuesit, ndëshkon të gjithë profesionistët e lirë. 

Siguria është baza kryesore që nxit dhe zhvillon biznesin në një shoqëri.

Sa më e pasigurt dhe e ndryshueshme struktura ku bizneset operojnë, aq më pak nxitet dhe zhvillohet biznesi.

Problemi është që ato sipërmarrës të cilët e kanë ndarë mendjen të bëjnë biznes jo vetëm që bllokohen në vend se të suportohen, por shtyhen që të çojnë idetë e tyre dhe ti ngrenë ato në një vend tjetër ku kanë më shumë lehtësira dhe oportunitete sidomos në fazat e para të cilat dihen që janë më të vështirat.
Një nga statistikat më të rëndësishme dhe interesante të bizneseve të reja është se nga 10 biznese të reja, vetëm 4 e arrijnë vitin e 3të, pra 60% e bizneseve të reja dështojnë dhe nuk e arrijnë vitin e 3-të. Ky numër rritet dhe shkon në 70% për vitin e 5-të.

Për më tepër rreth 90% e start-up-eve dështojnë, në një periudhë më ekstensive.

Duke pasur parsysh nocionin “Krijimi Shkatërrues” të kapitalizmit i cili nënkupton zhvillimin e ekonomisë përmes krijimit të bizneseve të reja, të cilat duke qenë më eficente dhe inovatore zëvendësojnë ato të vjetrat të cilat si rrjedhim dalin nga tregu, dhe tregu përmirësohet për publikun duke pasur oferta më të lira dhe njëkohësisht më të mira se të mëparshmet, kusht thelbësor që kjo të ndodhi është KRIJIMI pra hapja dhe lehtësimi i hapjes i një numri sa më të madh të bizneseve të vogla në mënyrë të tillë që të përmirësojnë tregun dhe të zëvendësojnë bizneset e vjetra të cilat kontribuojnë më pak me ofertat e tyre për tregun.

Këtu tek ne po ndodh diçka tjetër: “Bllokimi Shkatërrues”

Kjo është një kosto shumë e madhe për ekonominë dhe mirëqenien e një vendi, sidomos e një vendi të vogël si Shqipëria e cila duhet të ketë një qasje krejt tjetër, jo vetëm për të stimuluar sipërmarrjen e vogël brenda vendit, por duke tërhequr dhe sipërmarrës nga jashtë vendit.

Profesionistet e lirë “freelancers” duhet të konsiderohen një nga grupet më në nevojë për mbështetje pasi vështirësia për të shitur shërbimin e tyre është relativisht e madhe. Për shembull, në krahasim me një biznes të vogël “mini-market” ku klientë do vijnë në një mënyrë ose një tjetër pasi kanë nevojë ditore të vazhdueshme për produkte ushqimore, një profesionist i lirë duhet të kalojë në shumë përpëlitje për të siguruar një klient, dhe në akoma më shumë siklete për ta mbajtur atë. Kjo e bën më të vështirë punën sidomos në fazat fillestare për profesionistët e lirë.

Ky është një lajm shumë negativ dhe i keq për sipërmarrjen shqiptare jo vetëm të brendshme por edhe të jashtme duke i vënë një barrierë të panevojshme profesionistëve të lirë, përfshirë atyre të huaj për të pasur bazën e operimeve në Shqipëri.

Hipokrizia qëndron në faktin që konsiderohen “abuzues” sipërmarrësit e rinj të cilët i futen një rruge plot me vështirësi me vullnetin e plotë dhe guximin e tyre, duke marrë përsipër një risk shumë të madh dështimi dhe duke futur në lojë kursimet e tyre të jetës. Dhe nuk konsiderohen ABUZUES mijëra raste biznesesh të mëdha që bëjnë evazione fiskale me manovra nga më të ndryshmet si dhe ata që operojnë me para te pa-deklaruar në fusha të ndryshme duke shtrembëruar dhe bllokuar tregun dhe duke i dhënë një goditje të drejtpërdrejtë sipërmarrjes së ndershme.

Një pyetje kam: A blini dot shtëpi ne Tirane?



1 Comment

  1. I nderuar z. Pernaska.

    Analiza juaj eshte ekselente dhe serioze. Ajo identifikon problemin real mbi taksat se qeveria, ose me sakte, kreu i saj ne cilesine e konceptuesit dhe ideuesit, me vullnet te plote per fat te keq kriminal, mbrojne evazorin e madh fiskal , biznesi i madh qe ka 20% te numrit si biznes, por 80% te barres, dhe vendosin “shqelmin” te voglit, qe eshte 80% por me barre 20%!!!

    Te njejten gje beri ne 2013 sapo mori pushtetin, e “reformoi” ne prag te zgjedhjeve te kaluara qendrore per intimidim dhe manipulim zgjedhor, dhe e rishpalos sot per pjesen e mbetur te mandatit duke ritargetuar me egersi fe vegjlit. Jo vetem qe biznesin i madh ka nje borxh afro 800 mil euro, jo vetem qe kreu i ekzekutivit u dhuron mbi 2 miliard euro nga prona publike, jo vetem qe shpelan mbi minimumi 500 mil euro nga droga por qe te mbaje kete “ritem” i duhen dhe afro 300 mil euro me teper nga te vegjlit.

    Askush nuk mund te bleje njè shtepi ne Tirane apo Dhermi, nese nuk gjeneron te ardhura ne nje menyre apo tjetren qe si baze ka paligjshmerine dhe korrupsionin. Sepse ky eshte modeli qe ofron pushteti i shtetit tone fatkeq te kapur nga mafia politike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *