• |
ide | kryesore

Debati për naftën/ Pse nuk ulet çmimi si në tregjet ndërkombëtare

-Instant, Kryesore, Lajme
çmimet



Një litër naftë sot kushtoi 248 lekë. (data 2 qershor) Më shumë se kaq, ka qenë vetëm pak ditë në fillim të marsit, kur çmimi kërceu brenda natës në të gjitha pikat e karburanteve duke arritur edhe 270 lekë për litër.

Por ndryshe nga atëherë, çmimi u vendos nën garancinë e Bordit të Transparencës. Vendimi u mor pas shtrenjtimit të naftës në bursa në rreth 120 dollarë për fuçi, pasi Bashkimi Europian vendosi që të ndalojë furnizimet me naftën ruse, përveç karburantit që vjen përmes tubacioneve tokësore.

Por ish-zëvendëskryeministri Erion Braçe u shfaq i revoltuar për faktin se çmimi i naftës ka mbetur i lartë në Shqipëri, megjithëse u ul në bursat ndërkombëtare. Braçe iu referua bursës ku bie në sy rënia e çmimit të naftës, duke shtuar dyshimet mbi vendimin e Bordit të Transparencës.

“NAFTA TANI: NGA 120 DOLLE/FUCI ME 31 MAJ, NE 112-113 DOLLARE/FUCI TANI. Meqë po shisni me 248 leke/litër, jo për gjë tjetër! Se ju shisni sipas bursës apo jo, jo sipas rezervave të rafinerive e sipas rezervave tuaja kur blini nga rafineritë! APO JO?”, shkruan Braçe teksa poston edhe një foto nga bursa ndërkombëtare.

Fill deklaratës së deputetit socialist ka pasur një reagim të Shoqatës së Shoqërive të Hidrokarbureve.

Tregtarët e karburanteve thonë se nuk duhet parë ecuria e çmimit të fuçisë së naftës në bursa, sepse aty ka edhe naftë të papërpunuar, edhe naftë që përdoret për makinat. Dhe këto ndryshojnë.

“Fuçia është tregues i naftës së papërpunuar dhe kjo po bie, pasi rafineritë nuk po e kërkojnë, sepse me këto çmime ato dalin me humbje. Nafta për transport, pra për makina, ndryshe nga ajo në fuçi, në treg varet nga kuotimi, që i behet çdo ditë çmimit në publikimin e çmimeve PLATT’S dhe bëhet në USD për ton. Ky çmim po rritet pavarësisht se nafta e pa përpunuar (fuçia) ka pësuar pak rënie, kjo se duke u ulur kërkesa për naftë të pa përpunuar (fuçi), rafineritë po krijojnë mungesë në treg të naftës për transport (makina)”.

Shoqata thotë se nuk po favorizohet nga Bordi i Transparencës, sepse nëse shihen shifrat “kompanitë shesin me humbje -3 leke/lit naftën dhe -2,7 leke/lit benzinën”.

Por Erjon Braçe i ka kthyer përgjigje tjetër Shoqatës së Hidrokarbureve, të cilën e quan “karteli i naftës”. Ai thotë se çmimi i kompanive të naftës ndryshon në të njëjtën kohë në pak minuta, nga ora 07:00 në orën 07:01 minuta. Përveç kësaj, Braçe sjell si shembull karburante të veçanta të cilat shesin më lirë se ato që kontrollohen nga kompanitë e mëdha, deri 8 lekë më lirë. “A po shesin me humbje këta?” është pyetja që ngre deputeti socialist.

Lexoni më poshtë statusin e tij të plotë:

Sapo degjova se KARTELI I NAFTES ne kete vend, imponues dhe i paligjshem,
paska thene se une “keqinformoj” per cmimin e naftes.
Si detyrim ndaj qytetareve po sqaroj dhe po pyes;
E para, une nuk kam publikuar grafik, por CMIMIN E NAFTES PER FUCI, PRA PER FUCI, ne ate ore, sipas BURSES ne tre ditet e fundit; KU ESHTE KEQINFORMIMI KETU?
E dyta, kam pyetur, pra kam pyetur; KUR PYET SI KEQINFORMON?
Tani, ca te verteta per sulmin e SHOQATES QE FUNKSIONON SI KARTELI I NAFTES NE KETE VEND;
E para, modeli i tregut qe ka ndertuar dhe imponuar SHOQATA KARTEL ne kete vend, po ben ate qe nuk ndodh kund: ble naften ne 7.00 te dites ne DEPOZITAT PRONE E TYRE, shet naften ne oren 7.01 te se njejtes dite ne AUTOBOTET E TYRE dhe, shet me pakice ne oren 8.00, 9.00, 10.00 e ne vijim sipas kilometrave ne STACIONET E POMPAVE qe jane po prone e tyre;
TE GJITHA SIPAS CMIMIT NE BURSE!!!!
E dyta, asnje STACION POMPASH nuk po shet me humbje 3-4 leke;
Ndryshe si spjegohet qe sot ne akset rrugore, gjen STACIONE POMPASH qe po shesin nafte jo me cmimin 248 leke por 4,6,madje dhe 8 leke me lire?!
PO SHESIN ME HUMBJE KETA?
PO SI MBIJETOJNE?
Cfare do thote KARTELI qe kane nafte ne depozita? Po keshtu ishte dhe nje jave me pare, dy jave me pare?
Po mbi te gjitha, po nese tek keta funksionon depozita dhe sasia, cmimi me te cilin eshte blere, po tek rrjetet e medha pse nuk funksionon? Po tek blerjet me shumice pse nuk funksionon?
Kartelit i eshte prishur rreshti!
Rrjetet e vogla, pikat e bardha kuptuan me ne fund se nga cmimi i fiksuar, i njejte me rrjetet e medha, PO HUMBNIN, PO RRENOHESHIN KUR SHITJET PO SHKONIN NE SHUMICE TEK RRJETET E MEDHA, ME TE PERHAPURA NE TERRITOR.
E treta, SHPENZIMET E NJOHURA jane nje tjeter arsye per abuzim; e kam bere llogarine ne mes te Kuvendit, numer per numer e ze per ze, numer punetoresh, kilovat energjie e liter uje, gjithcka.
Eshte e qarte;
UNE NUK GENJEJ DHE JU PO BENI PARE!



13 Comments

    1. Pse dizinformoni.
      Kush mund ta shoh se sa ka qen e sa eshte sot cmimi i naftes brent.
      3/5/2022–108 dollar
      3/6/2022–123 dollar.

      1. Ky cmimi eshte sipas teje, mamit apo motres tate or loqe? Jeni mesu ju patronazhistet njesoj si karo-ministri qe keni qef me bo lloqe. Kur flet me kaq komoetwnce per shifra duhet te citosh edhe bursen, pasi nuk eshte vetem nje, pra referoju ne teresi. Sespe si per inat te pidgit te mamit tat nafta dt. 3/52022 ka qene 98 usd/fuci dhe dt. 3/6/2022 ka qene 113 usd/fuci.

    2. Sot nafta eshte hallka kryesore e zinxhirit qe rrit çdo koso prodhimi qofte ne fabrika buqesi apo transport Sot keta tallen me taksat qe tendojne mbi naften taksat qe ka nafta ne vendin tone do ta kishin zili edhe shtete si Britania apo SHBA qe kane paga 8-10 me te larta se ketu çmimi i naftes paralizon komplet ekonomine ne çdo sektor akoma me te renda jane PPP e naftes nje vjedhje e hapur si konçesioni i ngjyrosjes apo konçensioni i pompave akoma me e veshtire jetesa ne kete vend te varfer e te kalbur nga korrupsioni.

  1. po qeveria jote, bashke me ty, kur ishe zvkr, ca ben?? apo hajde bejme muhabet? ti ankohesh, per policine, per trafikun, per zhurmat, per subvencionet…..etj etj? po kujt po i qahesh……ne presim nga ty, se je edhe alamet cuni……pallosh

    1. Ky kur e vuri zvkr ai bajga, tha se i vetmi komunikim qe iu be per detyren ishte ai me whatsup, asgje tjeter! Brace duhet ta paradinte cdmth ajo detyre, gjithcka.
      A thua qeveria per ndyresiren Rama s’qenka tjeter vecse ti psonisesh qeveritaret te gatshem ne supermarketin e politikes.

  2. Perse ben si opozitar ky pocaqi?! A ishte zv kryeminister? C’beri per njerezit? A eshte partia e tij politike ne pushtet?

    Tani po akuzon per cmimin e naftes kompanite nderkohe:
    – Qeveria nuk ka ulur akcizen dhe TVSH
    – Qeveria ka krijuar borde pa fund ku tallet me njerezit dhe ata qe publikon Bracja, po aplikojne cmimin e rekomanduar

  3. KETA LOZIN ME FUKARALLIKUN E POPULLIT TE TYRE . JANE TE PANGOPUR DHE TE PASHPIRT .
    QEVERRI ME E KEQE DHE ME E BABEZITUR KETI POPULLI NUK KA PER TI ARDH ME NE JETE TE JETEVE

  4. Nuk e kuptoj se si populli nuk ngrihet e tua qi ropt te gjithe qeveritareve dhe p[olitikaneve . Ça pret ti bejne me shume?

    1. Presin sali berishen, qe te behet cun i ri. Dhe te bej ndryshim.

      Se un ju garantoj. Se ky eshte nje revulucion.

  5. Gjesti i shëmtuar në kufitjë e neverisë në një ceremoni mortore, është identiteti real i Sali Berishës.

    Nuk ka lënë njeri që ka vdekur në këtë vend dhe e ka pas kundërshtar, pa e përbaltur.

    Dikujt duke i përmendur dashnore, të tjerëve baballarë, nëna e motra.

    Bujar Nishanin që e kishte mik, e përdori edhe të vdekur për të sulmuar armikun e tij.

    Ky është respekti real që Sali Berisha ka për Bujar Nishanin.Vetem brace flet se te tjeret kane perfitime

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *