• |
ide | kryesore

Del SONDAZHI/ A janë shqiptarët të majtë apo të djathtë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjysma e shqiptarëve (51,1%) vetë identifikohen si të majtë në bindje ideologjike, nga e majta ekstreme (5,5%) tek ajo e më moderuar (14,2). Me bindje të djathta ideologjike, janë identifikuar 1/3 e gjithë shqiptarëve.

Pjesa më e madhe e shqiptarëve, pavarësisht nëse janë të majtë apo të djathtë, janë të moderuar në bindjet e tyre ideologjike. Mes qytetarëve me bindje të majta, pjesa më e madhe janë të moderuar (të majtë liberalë). Edhe mes të djathtëve, pjesa më e madhe i përket qendrës.

Barometri në Euronews Albania i pyeti qytetarët shqiptarë lidhur me bindjen e tyre ideologjike. Rezultatet tregojnë se gratë janë më të moderuara se burrat.

Pjesa më e madhe e grave në Shqipëri mbështesin të majtën e moderuar, ndërsa burrat janë më shumë të ekstremit të djathtë.

Ndarë sipas arsimimit, rezultatet tregojnë se sa më i lartë niveli i arsimit, aq më shumë shqiptarët kanë bindje të qendrës së majtë dhe të majtës liberale.

Pjesa më e madhe e shqiptarëve që jetojnë në zona rurale vetë identifikohen me të majtën ekstreme. Mes banorëve të zonave urbane, pjesa dërrmuese shprehen si të majtë liberalë.

Veriu i Shqipërisë banohet nga pjesa më e madhe e shqiptarëve me bindje të ekstremit të djathtë. Në jug mbizotërojnë qytetarët me bindje të të majtës liberale dhe në Shqipërinë e mesme ata të ekstremit të majtë.

Gjetjet janë të anketës së Barometrit në Euronews Albania, kryer nga MRB dhe DataCentrum në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë në familje mes datave 25 prill dhe 7 maj.



15 Comments

  1. Shembulli tipik i nje sondazhi qe s’ka pike kuptimi. Sesa harxhoni kohe me budallalleqe na beni nje sondazh qe detajon mbeshtetjen ndaj Rames bazuar tek mosha, gjinia, niveli arsimimit , vendosja gjeografike , etj.

  2. Kane mbetur vetem pleqte è plakat. Shqiptaret jane komunista as te majte e as te djathte. Rregjimi diktatorial nuk eshte zhdukur.

  3. “Shumica e rurales eshte e majte”.Fatkeqsite njerzimit i kane ardh gjithmone nga fshatarsia.Kush e ka katnarin afer e ka Zotin larg.

  4. tall bythen insttati i edvin rames ne te njejten kohe qe vete-propagandohet per i majte kur e majta ne Shqiperi eshte eksterminu

    1. Ky popull legen komunist u nis te vinte ne tirane bustin e enverres.
      Ky popull gjakprishur komunist nuk kerkon te hapen dosjet e krimeve te bolshevikeve shqipngrenes. Robt ku ti kete komunisti, deri ne 7 breza.

    1. Fieraku ka të drejtë me shume se 70 % kanë qenë komunistë .brigadiere sekretare partije nafije dhe braho ,pionere të enverit fatosat e partisë sigurimsa ,spiunë 1200.
      Rreth 23 % kanë qenë të internuar ,të burgosur pronarë tokash,disidentë.
      Grupi i parë shkon andej këtej prandaj rezultati lëviz në varesi kush e ka pushtetin.
      Duke pase tre parti pjese te bajges ppsh kemi tre grupime komunisto-sigurimso-spiunë.

  5. kjo eshte arsyeja se pse e majta fiton zgjedhjet, jo arsyetimet jo u vodhen, jo bandat etj. E djathta ketu duhet te bazohet, qe shumica e popullates voton kundershtarin, ne politiken e saj e ne strategjine qe duhet te ndjeke qe sa me shume qytetare te lene te majten e te votojne te djathten. Fatkeqesisht me sa duket nuk mjaftojn as shtresa gri

  6. Sondazhi tregon qarte se çfare populli hajvan jemi. Ne Shqiperi mungon e majta klasike si ne vendet e tjera te BE-se. Ndaj ata te moshuar qe kane mbetur ende pa emigruar, i asociojne bindjet e majta me partine e sumes…

  7. Pas këtij “sondazhi”, duhet bërë një tjetër sondazh tek shqiptarët, për të nxjerrë se çfarë kuptojnë ata me nocionet “i majtë apo i djathtë” e sa kanë lidhje këto me ideollogjinë apo me interesat korruptive e deri në konceptin e moralit.
    Së dyti, ky sondazh bazohet në mendësinë e shqiptarëve që kanë mbetur në Shqipëri, duke injoruar pothuajse gjysmën e shqiptarëve që kanë emigruar.
    Në dhjetëvjeçarin e parë, pas përmbysjes së sistemit monist komunist, ikën të lebetitur gati një milion shqiptarë si qenër të liruar nga zinxhirët e diktaturës enveriste.
    Që prej 9 vitesh, Shqipëria po qeveriset nga PS, ish Partia e Punës.
    Milionëshit të të ikurve të mëparshëm, në këto 9 vite, i janë shtuar edhe disa qindra mijë të tjerë.
    Nuk besoj që këta kanë ikur të dashuruar me “të majtën e moderuar apo liberale” të Edverit , po është e kundërta..
    Nëse në “llogarinë” e këtij sondazhi do të futeshin edhe këta qindra mijë emigrantë të dhjetëvjeçarit të fundit, që ja kanë mbathur gjatë qeverisjes së të “majtit” Rama, a do të dilte rezultati 51% i shqiptarëve me “bindje” të majta ?
    Nuk do të ishte keq ndërkaq që veç “sobdazhit” që ka bërë Rama se sa shqiptarë janë të dashuruar me kanabizimin, nga një institucion “demokratik i pamvarur”, do të na dilte edhe numuri i shqiptarëve “kanabistë”.
    Ku duhen futur kanabiistët , në grupin e të majtëve apo të djathtëve ?

  8. Ku dine shqiptaret se c’eshte e majta apo e djathta. Shqiptari shkon nga anon peshorja e fuqise. Kete ka bere ne shekuj. Popull konformist.

    1. Ne thelb te gjithckaje eshte vetem ndasia krahinore qysh kur instaluan regjimin komunist ne 44 bile dhe me perpara me perpjet per luftacivile midis shqiptareve ato e kultivuan ndasine kush ishte tosk do te perkrahej me pune ne shtet dhe cdo perfitim tjeter kush ishte gege do te nenshtrohej dhe do te persekutohej kjo eshte e verteta e te majtes dhe te djathtes ne shqiperi e njejta gje ndodh dhe sot

  9. Shqipot jane thjesht turme!

    Vetem per ideologji nuk e kane idene. Joshen shume shpejt nga paraja! Jane dritshkurter, medojne vetem per sot! Gjithone doren shtrire nga te tjeret! Per ideologji dhe fe, nuk e rruajne fare! Shkurt komb pa shtylle kurrizore!

    Hapni historine dhe kuptoni zanafillen e shume deshtimeve te ketij kombi. Dhe me e bukura, popull qe nuk meson fare nga gabimet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *