• |
ide | kryesore

Dvorani ose Bregu kandidatë për President?/ Klosi: I plotësojnë kushtet

-Instant, Arkiva, Lajme



Sekretari Organizativ në Partinë Socialiste, Blendi Klosi thotë se të premten do të mësohet edhe emri i kandidatit për President. Në një prononcim për Neës 24, Klosi tha se do të ketë një debat të brendshëm në fillim në kryesinë e PS-së dhe më pas të shtunën kandidatura do të shtrohet në Grupin Parlamentar.

“Nesër do e merrni përgjigjen. Mblidhet kryesia në orën 17:00. Ne kemi paraqitur 67 emra, që grupi i PS mendonte se mund të ishin kandidatë për president. Kemi propozuar emra për president kur negociohej me opozitën.

Nesër diskutohet. Asnjë emër s’mund të them sot. Është një proces për të cilin jemi mbledhur 2 herë në javë. Se kur do e marr unë vesh nesër në orën 17:00”, – tha Klosi

Klosi u pyet për dy emrat e lakuar së fundmi, ai i Ardian Dvoranit dhe Majlinda Bregut dhe që sipas tij plotësojnë kushtet e duhura për të mbuluar këtë post të rëndësishëm.

“Duhet pasur garanci. Dy emrat që përmendët, i plotësojnë këto kritere. Jo vetëm ne deputetët që do të votojnë, por të gjithë njohin kurrikulën e Majlinda Bregut dhe jetën profesionale të Dvoranit, që u shfaq një kampion i anti-korrupsionit”, – u shpreh Klosi. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *