• |
ide | kryesore

E gjithë familja shqiptare në Greqi shiste drogë, arrestohet nëna me djalin, babai në kërkim

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një shqiptare është arrestuar bashkë me te birin në ishullin grek të Rododsit, pasi akuzohen për posedim, dhe trafikim kokaine.

Ndërkohë është shpallur në kërkim babai shqiptar 43-vjeçar. Mediet greke shkruajnë se 43-vjeçari është i njohur nga policia e Athinës për pjesëmarrje në organizata kriminale të trafikut të drogës dhe zjarrvënie në dyqane. Djali 24-vjeçar merrte dhe shpërndante tek palë të treta sasi droge për llogari të babait të tij, 43-vjeçarit të shpallur në kërkim.

24-vjeçari u arrestua nga policia greke teksa po transportonte kokainë me peshë 1 kilogramë e 191 gram. Gjithashtu, atij iu gjetën edhe tre dokumente të transfertave në vlerë prej 6788 euro.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *